Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Dibrës do ti kthejmë krenarinë e “mohuar” dhe për këtë kam treguar se di të përballem me të keqen

155
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Qarkut Dibër për Partinë Demokratike, Xhelal Mziu, ka zhvilluar një takim me anëtarë të PD-së dhe demokratë të fshatit Çidhën në Dibër.

“Entuziazmi shihet në sytë e tyre, mbështetja që ato na ofrojnë, tregon qartë zhgënjimin dhe braktisjen që u ka bërë qeverisja në nivel lokal dhe kombëtar. Ne jemi konkret dhe të vërtetë me qytetarët për atë që ofrojmë. Ne konkurojmë me njerëz të ndershëm. Ne kemi një program konkret që ka në fokus”,- është shprehur Mziu me anë të një mesazhi që ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, ku ka paraqitur dhe programin e Partisë Demokratike te këta banorë.

Ja mesazhi i tij i plotë:

Takim me strukturat e PD, anëtarë dhe demokratë të Çidhnës.
Entuziazmi shihet në sytë e tyre, mbështetja që ato na ofrojnë, tregon qartë zhgënjimin dhe braktisjen që u ka bërë qeverisja në nivel lokal dhe kombëtar.
Ne jemi konkret dhe të vërtetë me qytetarët për atë që ofrojmë.
Ne konkurojmë me njerëz të ndershëm!
Ne kemi një program konkret që ka në fokus;
1-Punësimin
2-Rritjen e ndihmës ekonomike
3-Rritjen e pensioneve
4-Uljen e çmimeve të shportës dhe naftës
5-Kthimin e subvencioneve në bujqësi
Ne vijmë dhe ju shohim në sy, sepse së bashku do të bëjmë të mundur ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore për turizëm.
Ne konkurojmë me njerëz të thjeshtë, punëtorë, nga gjiri juaj dhe nuk kërkojmë të votoni “jabanxhinj” si Ilir Beqja dhe Olta Xhaçka,që morën votat e Dibranëve dhe s’u dukën më!
Dibrës do ti kthejmë krenarinë e “mohuar” dhe për këtë kam treguar se di të përballem me të keqen, me ato përdorin paratë e krimit apo taksat e popullit.
Me 25 prill Dibranët do të votojnë PD
#25pril_Rama_humbet
#25_prill_Dibra_fiton
#25_prill_Shqipëria_fiton