Drejtuesi politik Bujar Leskaj prezantoi programin qeverisës për zgjedhjet e 11 Majit bashkë me kandidatët

63
Sigal

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen sot para të gjithë shqiptarëve, para Vlorës e Vlonjatëve me nje vizion të qartë, duke patur një program gjithëpërfshirës, ku çdo individ e gjen veten të përfaqesuar, ku preket çdo fashë sociale e ekonomike e vendit.

Prezantimi i programit u zhvillua në praninë e dhjetra intelektualëve të qytetit të Vlorës, kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Fjalën hapëse e mbajti Drejtuesi Politik Bujar Leskaj, i cili theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë. Ai u shpreh për angazhimin e PD dhe ASHM për një qeverisje më të përgjegjshme dhe të orientuar drejt qytetarëve me programin tonë.

Bujar Leskaj: “Ne sot prezantojmë programin, kemi të ftuar dhe sekretarin për çështjet e pushtetit vendor në Partinë Demokratike, Ylli Asllani. Në çdo familje vlonjate, ne prezantojmë programin e Partisë Demokratike, zgjidhjen e çdo sfide që po përballet sot Vlora.

Partia Demokratike, Aleanca për Shqipërinë, vjen përpara me një vizion të qartë, me një program gjithëpërfshirës për çdo individ dhe grupim shoqëror, dhe ku preket çdo fashë sociale. Ne kemi vullnetin për të bërë çdo gjë që familja shqiptare të ketë besimin e mjaftueshëm për t’u rikthyer në punë. Ne do të frenojmë krizën e madhe të shpopullimit, do të krijojmë vende pune, do të ndërtojmë një të ardhme ku Shqipëria prodhon dhe eksporton.”

Programin për pushtetin vendor dhe reformën territoriale e paraqiti Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, z.Ylli Asllani.

Çdo kandidat për deputet paraqiti një temë të veçantë të programit të Partisë Demokratike:

Programin e “Paketës së Emergjencës” të Partisë Demokratike për 100 ditët e para e paraqiti Drejtuesi i Shtabit të Partisë Demokratike në Vlorë, z.Gentian Hamzaraj.

Programin për shtetin ligjor e paraqiti kandidati për deputet, z.Atird Hoxha.ne do te ofrojm mundesi te barabarta per secilin qytetar per te respektuar te drejtat e njeriut studimin ligjit duket respwktuar pavarsin ndarjen e ligjistativit ekzekutivit dhe gjygjsorit

Programin për ekonominë dhe sipërmarrjen e paraqiti Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, z.Hysni Sharra.

Programin për çështjet e arsimit dhe shkencës e prezantoi kandidatja për deputet, znj.Alta Haluci.

Programin për mbrojtjen e familjes dhe politikat kundër shpopullimit e paraqiti kandidatja, znj.Monika Oshafi.

Programin për çështjet sociale dhe tregun e punës e paraqiti kandidati për deputet, z.Edmond Fetahu.

Programin për ish-të përndjekurit politikë e paraqiti kandidati për deputet, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar, z.Ridvan Mersini.

Programin për çështjen e pronave e prezantoi kandidati për deputet, z.Selaudin Neloj.

Programin për rininë e paraqiti kandidati për deputet, z.Mario Runa.

Programin për bujqësinë e paraqiti kandidati për deputet, z.Romarjo Memin