Drejtësia e re selektive / “Ledhaton” Ilir Beqajn, firmëtarin e aferës së sterilizimit duke e lënë larg prangave, pasi është aksesor politik i rilindjes

27
Sigal

Deputetja e Partisë Demokratike akuzoi SPAK është një aksesor politik i Edi Ramës. Përmes një reagimi për këtë çështje, Vokshi tha se Beqaj, ledhatohet me masa sigurie, kurse vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim bëhen “koka turku”. “Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit është për një masë më të rëndë sigurie, bazuar në veprat penale të kryera nga ish-Ministri. Gjykata i cilëson shkeljet e ish-ministrit më të rënda se të Klodian Rrjepajt (ish-zv. Ministri i Shëndetësisë) dhe Ilir Rrapajt (biznesmen). Sipas GJKKO ka dyshime, bazuar në prova, se Beqaj përveçse ka shpërdoruar detyrën, ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Për këto ai rrezikon deri në 7 vite burg. Vini re provat: shoku i kryeministrit, Beqaj, ledhatohet me masa sigurie, kurse vartësit dhe bashkëpunëtorët e tij në krim bëhen “koka turku”. Nuk është hera e parë që SPAK bën lojën e Ramës, duke dënuar ata që ‘lëshon’ Kryeministri dhe favorizuar të korruptuarit e rrethit të tij të ngushtë. Në këtë rast dëmi është i dyfishtë: jo vetëm financiar, duke u vjedhur shqiptarëve qindra miliona euro, por edhe shëndetësor. Jeta e mijëra qytetarëve është vënë në rrezik nga koncensioni korruptiv i sterilizimeve të Beqajt. Kjo, siç thekson edhe Gjykata, e shton rrezikshmërinë e ish-ministrit. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë lidhje monstruoze mes pushtetit ekzekutiv të Edi Ramës dhe sistemit të Drejtësisë përfaqësuar nga SPAK”,- tha mes të tjerash ajo.