Sekretari i përgjithshëm i PS/ Blendi Klosi: Në Kongresin e 8 dhjetorit do shpalosim platformën e re e që do i shërbej progresit të Shqipërisë

43
Sigal

Ndërsa në 8 dhjetor 2023 në Kongresin e pritshëm të Partisë Socialiste pritet të hidhet për miratim një platformë e re organizimi e Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Blendi Klosi konfirmoi se platforma e re nuk synon më së shumti se sa përmirësimi i shtatë shtyllave kryesore të organizimit. “Kemi përgatitur një platformë, e cila do të tentojë që mbasi të marrë pëlqimin dhe miratimin në datën 8 dhjetor të Kongresit të Partisë Socialiste të jetë një program pune për të punuar kudo në Shqipëri me të gjithë elementët brenda forcës sonë politike për ta bërë atë një forcë progrestiste fituese, por natyrisht për ta bërë atë një shkollë të madhe politike edhe për forcat e tjera në Shqipëri. Nuk duam aspak të ndryshojmë këtë strukturë. Por pa dyshim ne gjykojmë dhe mbas një turi shumë të gjatë konsultimesh, debati, idesh mendimesh me të gjithë anëtarët e asamblesë kombëtare në të gjithë Shqipërinë dhe mbas një turi së bashku me kryetarin e Partisë pothuajse në të gjithë qarqet e mëdhaja të vendit ne kemi arritur në konkluzionin se duhet punë dhe duhet shumë punë për ta pasur këtë strukturë shumë më tepër aktive shumë më tepër të konsoliduar dhe natyrisht për të pasur përfaqësues të atyre interesave dhe atyre problematikave që vetë statuti i Partisë Socialiste i përcakton. Prandaj ne kemi paraqitur një platformë e cila ndërtohet në shtatë shtylla bazë, të cilat bazohen në problematika që i kemi marrë jo vetëm nga aktualiteti, por edhe nga historia.” – tha Klosi.