Pavarësisht se nuk ka kandidat në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës, Lulzim Basha
do të ketë numrin më të madh të anëtarëve të KZAZ-së në radhët e opozitës. Pas një betejë ankimore, Basha arriti të rrëzojë kështu Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që kishte vendosur koalicionin Meta-Berisha forcë të parë, të cilët u votuan dhe konfirmuan nga 500 mijë shqiptarë.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzon edhe vendimin e KAS ku përbëhet nga ekspertët më të mirë të së drejtës dhe të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Të mos harrojmë janë të gjithë gjyqtarët prokurorë, kandidatë , ministra drejtësie , ligjvënës, të cilët kanë miratuar, propozuar dhe bërë ligjet që kemi në Shqipëri dhe nuk po i përmendim me radhë, por mjafton që nga Rusmajli , Braho etj., të cilët janë anëtarë të këtij komisioni.
Dhe një trupë gjykuese në Kolegjin Gjyqësor të Sistemit Zgjedhor rrëzon vendimin , duke i dhënë të drejtë një grupimi tjetër edhe një partie me vendim provizor, pasi nuk është i formës së prerë, e cila për më tepër nuk ka as asnjë kandidat, është marrëzi dhe tregon se ky sistem gjyqësor dhe ky Kolegj është i mbushur me militantë politik, partiakë, të cilët erdhën në atë pozitë pikërisht nga vendimi politik i partisë në pushtet, kanë ardhur nga strukturat dhe familjet e partisë politike në pushtet, u shkolluan dhe morën të drejtat për të qenë në Magjistraturë dhe kudo nga partia në pushtet. Kaluan nga Vetingu i secilës shkallë nga vendimi politik i partisë në pushtet dhe i deputetëve të partisë në pushtet .
Kjo është dhe arsyeja që ky sistem dhe kjo drejtësi ka dështuar dhe pse ky sistem dhe kjo drejtësi duhet bërë nga e para, sepse përbën krimin më të madh që po i bëhet vendit. Fakti që shqiptarët nuk besojnë te drejtësia, ku mbi 70% e shqiptarëve thanë se kjo drejtësi është e kapur politiksht, nuk është gjë tjetër dhe e tregon më së miri përmes veprimit që ka marrë Kolegji Gjyqësor në marrjen e vendimit për t’i dhënë një partie 2 anëtarë, kur s’ka asnjë kandidatë.
Zgjedhjet post-skandal
Tashmë, Komisionerët në KZAZ-së e Kukësit për zgjedhjet e 24 shtatorit do të jenë të ndarë: 4 Partia Socialiste, 2 PD dhe 1 koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Zgjedhjet në Kukës mbahen pas skandalit seksual që përfshiu kryebashkiakun Safet Gjici, pak javë pasi kishte fituar zgjedhjet e 14 majit.