Berisha paralajmëron protesta kundër kapjes sw drejtësië nga PS

42
Sigal

Duke komentuar një vendim të Kolegjit Zgjedhor për Kukësin, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se të gjitha vendimet e drejtësisë sot merren nga Edi Rama dhe Sokol Sadushi.

“Kolegji Zgjedhor dhe në tërësi drejtësia, dominohet sot nga Sadushi dhe e shoqja, dy karikaturat më të shëmtuara në historinë e drejtësisë shqiptare.

Gjykatën e Lartë e dominon totalisht Sokol Sadushi, një komisar politik, i lidhur me shumë fije të errëta dhe direkt me Edi Ramën, i cili mbahet peng nga Edi Rama me dosjen e Vetingut, përveç të tjerash, dhe që siç e keni vënë re ju, vendimin e mbante në sirtar me urdhër të Edi Ramës me arsyen e vetme për të na vonuar shkuarjen në Strasburg.

E tillë është edhe Sadushja në Apel.

Të gjitha vendimet sot i merr Edi Rama me Sadushin dhe Sadushen. Organet e drejtësisë janë të kontrolluara nga Edi Rama.

Ligji e detyron Sokol Sadushin që brenda 30 ditësh të shprehet për vendimin e Gjykatës së Apelit, por Sokol Sadushi si komisar politik që është aty, mban dosjen, se Edi Rama e ka peng atë me Vetingun. Vetingu i tij nuk është bërë, shkoni e kërkojani asaj zonjës së KLGJ, por ajo nuk nxjerr dosjen. Kërkojeni se jeni gazetarë dhe me Kushtetutë, Vetingu duhet bërë publik. Këta nuk e nxjerrin,”- tha Berisha.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha denoncoi sërish skandalin e lirimit të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit nga Taulant Balla.

“Dy fjalë për të ashtuquajturin operacion të fundit. Së pari, dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili u arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.

Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit. Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn. Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operacioni është ky.

Nuk po ndalem te fakti tjetër se asnjë nga baronët e drogës nuk janë cënuar aspak.

Nuk po ndalem aspak te fakti se ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim. Nuk e shpallin dot se është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar.

Por opozita është këtu për të bërë transparencën dhe për të denoncuar ata,”- tha Berisha.