Del nga Kuvendi, Berisha përqafohet me mbështetësit: Hyj kur të dua në PD

186
Sigal

Pas daljes nga salla e Kuvendit, ku u mbajt seanca e parë simbolike, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka nguruar që të takojë mbështetësit e shumtë që e prisnin që në orët e para të mëngjesit para Parlamentit.

”Jam i vendosur për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe publikut. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen dhe trillimin për eleminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do t’ua lë historianëve. Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. Partia Demokratike është parti e të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar.

Jam i bindur se demokratët shqiptarë me vendosmëri do të dinë të vendosin PD në piedestal. Do të marr çdo nismë ligjore dhe statutore për rikthimin e PD në piedestal. Siç e shihni jashtë, jam anëtar i grupit të PD. Vendimi dhe kompromisi Basha-Rama është nul, nuk ka mbështetje ligjore të pazareve prapa shpine.

Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën. Grupi ishte në krahun e vet, as është pyetur fare”,-tha Berisha për mediat jashtë Kuvendit.