Zbulohet vendimi që i dëmshpërblen të dëmtuarit. Berisha, thirrje Metës: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

562
Berisha: Meta të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “Shqipëria në tërësi ndodhet nën një mot dhe përmbytje brutale, tejet kërcënuese për jetët e njerëzve dhe pasuritë e tyre”. “Në këto kushte është e domosdoshme shpallja menjëherë e gjendjes së jashtëzakonshme në shkallë vendi dhe mobilizimi i të gjitha potencialeve në ndihmë të zonave dhe komuniteteve më në rrezik. Gjendja e jashtëzakonshme ka ligjin, i cili përcakton qartë detyrimet e shtetit në situata të tilla ndaj zonave të prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr këtë vendim vetëm e vetëm për të shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve. Mosshpallja e gjendjes së emergjencës është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i Noriegës!”, u shpreh Berisha. Ai i bëri thirrje edhe Kreut të Shtetit të ndërhyjë. “Ftoj Presidentin e Republikës, që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, u shpreh Berisha.
Kushtetuta
1 – Masat e jashtëzakonshme mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe zgjatin për aq kohë sa vazhdojnë këto gjendje.

2 – Parimet e veprimtarisë së organeve publike dhe shkalla e kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjithë periudhës së ekzistencës së gjendjeve që kërkojnë marrjen e masave të jashtëzakonshme, përcaktohen me ligj.

3 – Ligji duhet të përcaktojë parimet, fushat dhe mënyrën e kompensimit të humbjeve që vijnë si rezultat i kufizimit të të drejtave dhe lirive gjatë marrjes së masave të jashtëzakonshme.

4 – Aktet që ndërmerren si pasojë e marrjes së masave të jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të kushteve për funksionimin normal të shtetit.
Sigal