Përmet/ Fshati Psarr, i “dënuar” me mungesë uji, rruge, energjie dhe shëndetësie

914
Bashkia e Këlcyrës në rrethin e Përmetit, ka një fshat të quajtur Psarr. Është fshat, me njerëz punëtor e të mirë dhe ndodhet vetëm 4 kilometër, larg qendrës së ish-Komunës Ballaban. Ky fshat, po përjeton disa halle sociale, të cilët banorët kanë 70 vjet që i bëjnë prezent në çdo pushtet, por nuk i zgjidhen. janë halle jetike, pa të cilat ata banorë që akne mbetur atje, nuk mund të vazhdojnë jetën normalisht. bëhet fjalë për rrugën nga qendra e ish-komunës, deri në fshatin Psarr. Kjo rrugë u zgjidh shumë punë, për çdo problem, për të cilët duhet të shkojnë deri në qendër të ish-komunës (Njësi Administrative), por edhe në qendër të bashkisë në Këlcyrë dhe në qendër të rrethit, në Përmet, Siç shprehen banorët e fshatit Psarr, ata nuk shkojnë në Komunë, në Këlcyrë e Përmet, për të parë kostumet e drejtuesve lokalë, por për të zgjidhur problemet që kanë me shëndetin, pronat, ujin, energjinë elektrike, shëndetësinë, arsimin, përmbytjet, rrëshqitjet e tokave, vaditjen, pesticidet, pensionet, vaksinimin e bagëtive e çdo problem tjetër që ka dhe nxjerr jeta e përditshme në një qendër banimi. Mirëpo, i pengon rruga me gjatësi 4 kilometër. Kujtojmë, që 4 vite më parë, nëpërmjet një tenderi hajdutëror, kjo rrugë i përlau mbi 400 milionë lekë për ndërtim dhe asfaltim e nuk u ndërtua! Dhe nuk u pyet e nuk dha askush përgjigje, se cilët ishin ata që këto 400 milionë lekë të rrugës së Psarrit, i bënë vila, shkollim fëmijësh në universitete private, apartamente, makina e lokale në Tiranë! Psarri është një fshat i rraskapitur në aspektin infrastrukturor e social, aq sa edhe vetë Këshilli Qarkut Gjirokastër, Prefektura, Rrethi Përmet, Bashkia Këlcyrë dhe… Qeveria, prej 25 vitesh, po sillen me të sikur nuk e kanë fare në “inventar”! Ky fshat, përveç rrugës, po vuan edhe mungesën e energjisë elektrike, aq sa banorët që duan të shohin “pakëz dritë” e të karikojnë telefonat me të cilët u dëgjojnë zërin fëmijëve dhe të afërmeve, kanë blerë e kanë shtrirë një kabëll nëpër hunjtë e gardheve, mbasi shteti nuk i përfill për këtë hall që kanë. Po kështu, banorët e Psarrit, qysh prej vitit 1991, po vuajnë mungesën e plotë të shërbimit mjekësor,. Askush nuk pyet për këta banorë, që jetojnë të braktisur totalisht…
Sigal