Shoqëronte pacienten me barrelë, bllokohen dy persona në ashensorin e spitalit “Nënë Tereza”! Ndërhyn zjarrëfikësja për t’i shpëtuar

117
Sigal

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Policia njofton se një infermier dhe një paciente të cilën e shoqëronte me barrelë, mbetën të bllokuar në ashensorin e katit të parë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëses për të bërë të mundur hapjen e ashensorit.

Sipas bluve të kryeqytetit, barrelisti K.D. dhe pacientja V.C. janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.