Dosjet po qepen nga “DEA”, zyrtarët “ spiunojnë” shefat

46
Sigal

Nga zbërthimi i aplikacionit “SKY EC”, tek DEA dhe përgjimet e SPAK, ja si po fundosen pushtetarët e politikanët e lidhur me krimin. Pushtetarët nisin “të hajnë kokat” e njëri-tjetrit. 340 denoncime dërgohen te DEA. Ministra, ish-ministra, deputetë, zyrtarë policie, portesh, doganash, prokurorie, gjykatash e agjencive anti-krim, të cilët kanë spiunuar njeri-tjetrin për trafiqe droge e pastrim parash, me role ushtrues, mbështetës, lejues e mos ndëshkues

Nga zbërthimi i “SKY”, te raportimet tek DEA dhe përgjimet e SPAK, si po fundosen pushtetarët e lidhur me kriminSOM

Në radhët e politikës pritet të plasë “bomba” e madhe. Përveç aferave korruptive, shumë politikanë dhe zyrtarë të administratës shtetërore kanë lidhje të forta me krimin. Dosjet kanë filluar të qepen dhe në lojë kanë hyrë ndërkombëtarët, pasi në bazë të të dhënave të zbuluara deri tani, të implikuar janë dhe njerëz të drejtësisë dhe të policisë.Ai që i ka fundosur të gjithë është aplikacioni i komunikimit “SKY EÇ”.

 Shumë shpejt në radhët e politikës pritet të plasë “bomba” e madhe. Përveç aferave korruptive, shumë politikanë dhe zyrtarë të administratës shtetërore kanë lidhje të forta me krimin.

Në vend operojnë disa grupe bandash dhe trafiku droge, të cilat duket se kanë mbështetje deri në nivelet më të larta të politikës. Dosjet kanë filluar të qepen dhe në lojë kanë hyrë ndërkombëtarët, pasi në bazë të të dhënave të zbuluara deri tani, të implikuar janë dhe njerëz të drejtësisë dhe të policisë.

Ai që i ka fundosur të gjithë është aplikacioni i komunikimit “SKY EÇ”. Pak javë më parë u arrestuan një numër i madh personash, me të cilëve dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili porosiste vrasje përmes aplikacionit. Të dhënat erdhën nga vendet partnere dhe SPAK pas verifikimeve kërkuar arrestimet. Një vit më parë, ishte Mali i Zi që u trondit, pasi u shkatërruan dy grupet më të mëdha kriminale vetëm nga të dhënat që sollën ndërkombëtarët, duke dekriptuar bisedat e SKY.

Aplikacioni është përdorur prej vitesh nga bandat me idenë që është i pa përgjueshëm. Por FBI, Interpol dhe autoritetet e disa vendeve në BE kanë arritur të futen në këtë aplikacion dhe kanë zbuluar biseda nga dhjetra shtete, mes të cilave dhe në Shqipëri. Janë me miliona e miliona biseda dhe në shumë prej tyre dalin emra politikanësh. Madje flitet se është dhe një deputet i njohur.

Përveç kësaj, politika është vënë në alarm nga DEA amerikane. Pak muaj më parë agjencia kundër drogës në SHBA, hapi një zyrë në Tiranë dhe kërkoi nga qytetarët dhe çdo person tjetër që ka informacion mbi trafiqet dhe bandat që të raportojë te ta. U vunë në dispozicion adresa e-maili dhe numra telefoni, duke garantuar anonimatin. Mësohet se në adresë të tyre ka pasur pa fund raportime.

Shumë efektivë kanë denoncuar shefat e tyre që favorizojnë bandat. Zyrtarë të administratës po ashtu. Vetë kriminalet kanë raportuar duke “spiunuar” njëri-tjetrin dhe duke nxjerrë emra të njohur. Dosjet po qepen nga “DEA” dhe nuk është e largët dita kur do të dalin sheshit të dhënat.

Një element tjetër është se SPAK ka shtuar ndjeshëm numrin e përgjimeve. Sipas informacioneve, prokurorët po hetojnë me qindra dosje korrupsioni dhe në të gjitha po kryejnë përgjim telefonik.

Arrestimi i Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë pak kohë më parë u bë pikërisht se doli rastësisht në përgjime. Janë me qindra punonjës administrate që mbahen në vëzhgim e monitorim dhe shumë prej tyre kanë fundosur eprorët në këto biseda.

Tani i vetmi problem është SPAK. A do tregohet prokuroria e fortë që të godasë të gjitha nivelet apo do fokusohet te disa “cironka” sa për të larë gojën? Mbetet të shihet. Dosjet janë aty, duhet vetëm vullneti.Pamfleti