Ndërkohë që Greqia mbylli kufirin dhe torturoi qindara emigrantë shqiptar, vendi ynë u ka hapur dyert mijra refugjatë arabë e sirianë që vijnë ccdo ditë nga Greqia. Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të BE- Frontex, zbulon rrugët e trafikut të klandestinëve, imlikimin e strukturave më të larta të Kufirit pranë Policisë së Shtetit dhe makinave të luksit që përdoren në këmbim të 1200 eurove për ccdo refugjat. Ja skema e plotë
Shqipëria bëhet “rruga” e klandestinëve për në Europë, çdo ditë ndalohen 20 – 40 emigrantë
Që kur Shqipëria u përfshi në rrugën e klandestinëve drejt BE-së, fluksi i emigrantëve ka qenë në rritje. Dy emigrantë u kapën nga “Frontex” në afërsi të Boboshticës, ndërsa 3 të ashtuquajtur taksistë u ndaluan nga policia duke transportuar 10 klandestinë kundrejt pagesës me premtimin se do t’i nxirrnin në vendet e BE-së.
“FRONTEX”: Ja skema e trafikut të kladestinëve në Shqipëri
Dy emigrantë që synuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të BE-së janë ndaluar nga “Frontex”. Ata u kapën në aksin Korçë-Boboshticë nga forcat e “Frontex”, që janë vendosur në kufijtë jugore të Shqipërisë që prej pranverës së kaluar, kur vendi u përfshi në rrugën e re ballkanike të emigrantëve. Sipas të dhënave nga policia e kufirit, çdo ditë mesatarisht kapen 20 deri në 40 klandestinë. Pjesa më e madhe bien në rrjetën e “Frontex” në zonën kufitare, ndërsa ata që shpëtojnë tentojnë të vijojnë rrugën edhe duke paguar për transportin deri në kufijtë veriorë. Kjo i ka dhënë nxitje rrites së tentativave të trafikut. “Frontex” ka zbuluar një tjetër skemë. Sirianët, apo emigrantë të tjerë trafikohen me makina luksi. Trafikantë të ndryshëm i presin ata në kufi dhe përkundrejt vlerave të larta financiare mundësojnë udhëtimin për tek rrjetet e trafikantëve të tjerë. E gjithë kjo sipas “Frontex” ka një qëllim. Policia më së shumti ushtron kontroll në mjete furgon, ose makina të tjera transporti dhe lë ato që konsiderohen mjete luksi, e që në pamje të parë nuk të krijojnë idenë se shoferët, apo pronarët e tyre mund të kenë si pasagjerë sirianë. Trafiku i refugjatëve sirianë që hyjnë nga territori grek drejt Shqipërisë është rritur. Sipas të dhënave policore kufitare shqiptare, trafiku i refugjatëve drejt Shqipërisë u rrit në vitin 2019. Rreth 915 refugjatë nga vende të ndryshme u bllokuan në pikat kufitare shqiptare. Numri më i madh i refugjatëve të bllokuar u shënua në qershor-korrik, kur pati edhe një hapje të vendit, pas izolimit nga pandemia. Ndërsa për nga kombësia shtetasit nga Siria zënë pjesën dërrmuese të refugjatëve.
Arrestohen taksistët klandestinë
Tre të ashtuquajtur taksistë klandestinësh u arrestuan këtë të hënë në kuadër të Operacionit “Perimetri” duke transportuar 10 emigrantë. Elton Grabocka u kap duke transportuar drejt Tiranës pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit prej 100 euro për person. Elton Grabocka, 42- vjeç, banues në Korçë, u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak”, duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.” Ndërsa Geldi Tula dhe Negers Mjeda, të dy nga Shkodra u ndaluan në Pogradec duke transportuar drejt veriut pesë emigrantë kundrejt fitimit prej 800 euro në total. Geldi Tula 21- vjeç dhe Negers Mjeda, 19 -vjeç, të dy banues në Shkodër, “pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.” Trafikimi i klandestinëve është duke u kryer me metoda të reja pas heqjes së karantinës. Transporti i tyre drejt vende të BE-së po kryhet me makina luksi, me pagesë që varion nga 100 deri në 1000 euro për person.


















