Dr. Zekri Palushi: Sondazhet! Një mjet i sofistikuar demokratik, për të manipuluar mendjen njerëzore

68
Sigal

Dr. Zekri Palushi
Ish-këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi

Gjithmonë kam qenë i mendimit se shembja e Murit të Berlinit, me 9 nëntor 1989, s’ishte gjë tjetër, veçse një djallëzi komuniste, e organizuar me mjeshtëri, në shërbim të realizimit të ëndrrës së tyre afatgjatë, që ishte: Komunistizimin e vendeve perëndimore.

Siq tashmë dihet nga të gjithë, nga dera e këtij muri të shembur, të parët që dualën në perëndim, ishin vetë komunistët, ata u shpërndanë në të gjitha vendet e demokracisë perëndimore -jo për të kërkuar një jetë më të mirë për vete, por për të nxi jetën e të tjerëve- në këto vende demokratike, nëpërmjet mbjelljes së farës së dreqit të kuq.

Hamendësimin tim në lidhje me këtë pikëpamje, ma pati përforcuar edhe një bisedë e kahershme, me një nga bashkatdhetarët e mi, këtu në Australi, i cili me tregoi se si ishte “arratisur” nga Shqipëria.

Në atë kohë, ai kishte qenë një sportist, (me biografi të mirë) nga veriu, që në vitin 1989, kishte marrë pjesë në një event sportiv të zhvilluar në Tiranë, dhe pas përfundimit të këtij eventi, një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, (në mos gabohem, Mehdi Bushati), në konfidencë kishte udhëzuar këtë grup sportistësh, që të gjenin një rrugë për t’u arratisur! E kështu, pas një kohe të shkurtër, pa ju hy ferrë në këmbë, ishin arratisur të gjithë. Fillimisht në ish-Jugosllavi, e prej andej, ishin shpërndarë në vende të ndryshme perëndimore, përfshi këtu edhe Amerikën, Kanadanë, e Australinë e largët!

Pra, ky është vetëm një shembull, por që flet shumë, dhe jam i bindur se raste të tilla, kanë qenë të shumta, dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha vendet ish-komuniste. Këtë tani, po e tregon edhe vetë koha, se këta komunistë të “arratisur”, nuk kanë fjetur aspak, përkundrazi, kanë punuar  pa pushim. ezultatin e punës së tyre 35 vjeçare, s’është aspak e vështirë që ta  shohim, farën e dreqit të kuq, që ata kanë mbjellur në atë kohë, jo vetëm që ka mbirë, por edhe është rritur, është bërë pemë e madhe me fruta helmuese. Helmi i të cilave, dukshëm, ka hyrë pothuajse në të gjitha qelizat e sistemit qeverisës të shteteve europiane me epiqendër zyrat e Bashkimit Europian, në Forumin Ekonomik Botëror, në OKB, në OBSH, në CIA, e FBI; përfshi këtu edhe vetë Departamentin e Shtetit Amerikan. Që të gjitha këto institucione të helmuara, ndodhen aktualisht në spital, pothuajse t’pa shpresë, në pritje të një antidoti.

Por, falë Zotit, Amerika, rregullatori i demokracisë botërore, pak para se të vdiste, arriti që më 5 nëntor 2024, të gjente anti-dotin më të fuqishëm (kundra këtij helmi), DONALD TRUMP-in.

Tani, për t’mos u hapur shumë, po përqendrohem në dy fenomene të observuara gjatë jetës sime, në Demokracinë Perëndimore.

Kam rreth 30 vjet që jetoj në Australi; në këtë vend të bekuar, me njerëz të mrekullueshëm. Këtu, unë dhe familja ime kemi krijuar një jetë të rehatshme, të qetë, dhe mjaft të sigurtë, por megjithatë, fatkeqësisht; këtu nuk është më gjithçka si më parë!

Para 30 vitesh, ky vend ishte një parajsë e vërtetë në tokë ku dyert e shtëpive liheshin të hapura, qumështi, apo ushqime të tjera të porositura liheshin tek dera, së bashku me paratë dhe kusurin e parave dhe askush si prekte.

Fatkeqësisht kjo s’ndodh më, sepse shumë nga ata komunistë që shfrytëzuan rënjen e Murit të Berlinit, erdhën edhe këtu, në këtë vend të largët, dhe me vehte sollën edhe dembelizmin, krimet, vjedhjet, drogën, pasigurinë, e mbi të gjitha, me vehte suallën edhe atë farë të keqe të dreqit të kuq, (për të cilën folëm pak më lart), që sot i shërben me devotshmëri Partisë Punëtore Australiane, duke i siguruar lehtësisht fitoren e zgjedhjeve. Në këmbim, qeveritë e kësaj partie, gjithmonë kur vijnë në fuqi, inkurajojnë jetën parazitike të tyre, duke i paguar me një asistencë të majme, për militantizmin e tyre.

Si pasojë e kësaj simbioze Australia, nga një vend i zhvilluar, me Demokraci të avancuar funksionale kapitaliste pak-nga-pak, po kthehet në një vend pothuajse socialist, nën ombrellën e Globalizmit. Këtë efekt të shembjes së Murit të Berlinit, e shohim kudo; kryesisht në vendet perëndimore, prandaj edhe më sipër thamë se Bashkimi Europian, ndodhet në spital, në pritje të një antidoti, që ndoshta s’do të vijë kurrë!

Në këtë kontekst, do të thoja se Demokracia Kapitaliste, është demokraci e vërtetë, dhe ndër shumë të mira, ka edhe të këqiat e sajë, e ndër këto të këqia, unë do të veçoja dy më të këqiat që janë:

Mundësitë e mëdha që njerëzit e këqinj, (e sidomos,  ata të farës komuniste) kanë për ta shfrytëzuar lirinë, si një mjet demokratik, kundra demokracisë, dhe këtë detyrë e ushtrojnë hapur, jo vetëm në institucionet demokratike lokale, por kudo që janë, duke e quajtur luftën e tyre “progresive” anti-demokratike, deri në parlamentet e vendeve ku jetojnë.

Një e keqe tjetër e “demokracisë” në pikëpamjen time është edhe aplikimi spekulativ i sondazheve.

Sondazhet s’janë gjë tjetër veçse një mjet tepër i rrezikshëm, i sofistikuar “demokratik”, nëpërmjet, të cilit, manipulohen mendjet e njerëzve. Procesi i sondazheve kalon në disa faza manipulative, që fillojnë me interesin e drejtuesit dhe sponsorizuesit, e vazhdojnë me përzgjedhjen e pytësorit, ….., dhe gjithmonë, grafiket, apo shifrat përfundimtare rreflektojnë interesat e palës sponsorizuese qëllimi përfundimtar i të cilëve është krijimi i një perceptimi në popull, dhe pritshmëria që ata kanë, që ky perceptim të kthehet në rrealitet.

Pra, sondazhet mund t’i krahasojmë me një mekanizëm, apo timon, me të cilin,  mund të ndryshojnë drejtimin e diçkaje.

Këtë fenomen e vëmë re edhe në Shqipëri ku institucione të ndryshme, me shifrat e manipuluara të sondazheve, që i transmetojnë çdo ditë, dhe pa pushim, mediat inceratoriane, trumpetojnë fitoren e Edi Ramës, me shpresë se do të krijojnë një perceptim!

Por kjo s’mud të ndodhë kurrë, sidomos në atmosferën tepër banale, dhe poshtëruese e krijuar, nga gjuha e qelbur e Edi Ramës, e që fatkeqësisht, dhe pa pikë turpi ndiqet edhe nga një turmë pa integritet moral, e njerëzor.

Në fund të fundit, si mund të jetë e mundur që një popull, që sheh vendin e tij në shkatërrim, që njeh mirë autorin e këtij shkatrrimi, dhe gjithsesi voton për të?

Bashkatdhetarë të nderuar!

Kthejeni 11 Majin, 2025, në një ditë festive dhe krenarie, nga më të lavdishmet në historinë e kombit tonë.

Bëjeni këtë për hirë të vuajtjeve të shumta 50-vjeçare e në vazhdim. Bëjeni këtë në nderim të 6000 martirëve anti-komunist, të pushkatuar nga para-ardhësit e Edvin Ramës. Bëjeni këtë në rrespekt të atyre mijërave, që u ndrynë, e u shkrinë në kampet e koncentrimit komunist. Bëjeni këtë për nderin tuaj, dhe për nderin e familjeve tuaja. Bëjeni këtë për nderin e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Rrealizimi i këtij objektivi, (duhet të jetë një detyrë morale, dhe patriotike, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen), është mjaft i lehtë, dhe nuk kërkon asnjë sakrificë, përpos një shëtitje familjare deri tek qendra e votimit, përzgjedhja e kandidatëve opozitar të opozitës, për Shqipërinë Madhështore me Numrin 1, -drejtuar nga Simboli i Demokracisë Shqiptare, Sali Berisha, dhe pastaj, hedhja e kësaj vote, në kutinë e votimit; një nga votat më të rëndësishme të jetës suaj, që do të shënojë rënjen e pushtetit narko-qeveritar të Edvin Ramës, një herë e përgjithmonë. Bëjeni këtë për krenarinë tuaj.