Dr. Zekri Palushi: Shpresa dhe vlerat moralokonservatore, po i kthehen njerëzimit!

50

Nga Australia, në përgjigje të thirrjes së Liderit Historik të PD, Dr. Profesor Sali Berishës.

Sigal

“Tashmë e dimë fort mirë se Sali Berisha, vërtetë ka një agjendë personale, që shprehet mjaft mirë me këto fjalë: ‘’Kombi Shqiptar, në Plan të Parë’’, dhe këtë ‘agjendë’, Sali Berisha e shtjelloi gjatë gjithë fjalimit të tij, jo vetëm për demokratët,por për të gjithë popullin dhe kombin tonë.”

Ishte një kënaqësi e madhe për shqiptarët e Australisë, që të ndiqnim punimet e kuvendit kombëtar të PD, ku ndër të tjera Zoti Berisha u votëbesua nga shumica absolute e delegatëve në këtë kuvend. Fjalimi i Zotit Berisha, megjithëse pak i gjatë, nuk i mërziti aspak të pranishmit, apo teleshikuesit e largët. Ishte një fjalim i sinqertë, entuziastik, plot informacion, me mesazhe të qarta, dhe mjaft shpresëdhënës. Në të vërtetë, pati edhe mjaft folës të tjerë, me diskutime cilësore, dhe përmbajtje të veçanta, dinjitoze, dhe kuptimplotë, por unë si një nga mjekët e diasporës shqiptare, veçoj, dhe bashkohem plotësisht me mendimet e shprehura nga kolegët e mi të nderuar në diasporë, Dr. Milaim Nela, dhe Dr. Erjon Dasho. Ndër të tjera, më pëlqeu epiteti i kolegut Dasho, për kryeministrin Edi Rama. Ai e quante ‘’Borati i Rilindjes’’, një karakter komedian, qesharak, që në të vërtetë është mjaft i ngjashëm me kllounin tonë, që çuditërisht, ka vite që na udhëheq, e aq më keq, ka vite që na reprezanton në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, unë nuk po ndalem në aspektin e tij qesharak, por ç’farë mua më ka bërë, dhe vazhdon të më bëjë përshtypje është aspekti mental i tij, për të cilën kam folur shpesh, edhe në shkrimet e mia të mëparshme. Sigurisht që edhe paraqitja e tij e jashtme, Boratjane, lidhet me statusin e tij mental pathologjik, që për çudi, nuk ka arritur të kapë vemendjen e doktorëve të tij kujdestar! Nuk do t’ia vlente të ndalemi në këtë aspekt, nëse gjendja e tij shëndetësore, s’do të kishte lidhje me ngjarjet e deritanishme, kur Shqipëria, me shpejtësi, po rrëshqet drejt një diktature narkofashiste. Për këtë arsyje, do t’ju sygjeroja doktorëve, që kujdesen për shëndetin e tij fizik, dhe mental, që të ndjekin një konferencë shtypi të Edi Ramës, të transmetuar direkt, nga Agora News, me dt. 28/11/2023.

Sa për pak ‘’shije’’, po ju citoj një nga paragrafët: ‘’…, e dinë të tërë, e dini të gjithë ju, e dinë të gjithë shqiptarët, e dinë të gjithë anëtarët e faunës shqiptare, sepse flaka shpërtheu tani, sepse unë i kam thënë me kohë që ne nuk do ngremë më komisione hetimore’’! Pra, një sallatë fjalësh të pakuptimta, që do t’ia kishte zili edhe Joe Biden. Nga këto vargje kuptojmë se kryeministrin tonë, e kuptojnë edhe anëtarët e faunës, kafshorët shqiptar!!! Po kështu, keni durim të përqëndroheni në gjuhën trupore, lëvizjen e duarve, dhe ushkurët e shumtëbyzylik, në kyçin e dorës së djathtë, ngjyrën e lëkurës, ngrirjen ekspresive faciale, lëvizjet kaotike të syve, NISTAGMUS, (në tre format e tij, të kombinuara, horizontal, vertical, torsional), që gjithmonë flet për një pathologji të trurit, shkaktarët e të cilit mund të jenë ilaçe të ndryshme, (përfshi drogën), insulti cerebral, dëmtimet e ndryshme të trurit, tumoret, dhe sistemi vestibular. Po kështu; ju do të shihni se gjatë gjithë kohës, në këtë konferencë, Edi Ramës i pëlqente ta mbante vehten në qendër të vemendjes. Dukshëm, ai ishte mjaft i preokupuar për të thënë diçka që të kapej nga titujt kryesorë të medias. Në të njejtën kohë, dukej vakant/bosh, dhe komplet i shkëputur nga ambjenti ku ndodhej. Pastaj, nëse do të analizoni gjuhën që ai përdori në hapjen e konferencës, dhe ‘’përgjigjet’’ e pyetjeve të gazetarëve do ta keni mjaft të lehtë që të vini re veshtirësinë që ai kishte për të gjetur fjalët e duhura, e pastaj për t’i lidhur këto fjalë me njëratjetrën, në një sentencë gramatikore të rregullt. Ky fenomen në mjekësi quhet afazia e Brokës (Broca’saphasia), dhe gjithmonë flet për një pathologji të trurit. Në këto kondita, apo në këtë gjendje shëndetësore, nuk mendoj se Edi Ramës, duhet t’i besohet qeverisja e një vendi, sado i vogël qoftë.

“Shqetësuese janë 430 milion eurot për koncesionet, cikli vicious i krijuar nga Edi Rama, Qeveri-Drejtësi- Prokurori, ku në emër të NarkoFashizmit SorosRamjan, ‘’drejtësia’’ po vret Demokracinë e brishtë shqiptare, e shumë e shumë vepra të tjera korruptivokriminale”

Në rrethana normale, do të ishte krejt e pamundur që kryeministri shqiptar të merret ndonjëherë seriozisht, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Integriteti dhe përgjegjësia, apo mbajtja e përgjegjësisë, duhet të jenë karakteristikat kryesore të një politikani. Virtyte që i mungojnë plotësisht kryeministrit tonë, por problemi më i madh është se mediat shqiptare, jo vetëm që se sfidojnë apo analizojnë gjendjen e tij, por më e keqja është se ata, mbështesin si atë, dhe agjendat e tij! Duket disi paradoksale; por për këto karakteristika pathologjike, Edi Rama ka ardhur në pushtet nga mafia globaliste sorosjane, ‘vlera’ për të cilat edhe do të qëndrojë, aty ku është, deri atëherë, kur ju, bashkatdhetarët e mi të nderuar, do ta kuptoni se, dashjepadashje, jeni në shërbim të kësaj mafie globale, dhe mjaft të rrezikshme. Në këtë aspekt, do të ishte në nderin e medias shqiptare, analistëve, dhe opinionistëve, që të tregojnë vlerat e tyre profesionale dhe patriotike, në të mirë të interesit tonë kombëtar, që të përqëndrohen në analizimin e veprave antikombëtare të KM.

Të diskutojnë, dhe të shqetësohen thellë për 430 milion Eurot, për 20.000 çekupet të paguara, por kurrëtëbëra. Të shqetësohen shumë për ciklin vicious, posaçërisht të krijuar nga Edi Rama, QeveriDrejtësiProkurori, ku në emër të NarkoFashizmit SorosRamjan, ‘’drejtësia’’ po vret Demokracinë e brishtë shqiptare, e shumë e shumë vepra të tjera korruptivokriminale, dhe jo të harxhojnë kohë nëpër studiot televizive duke luftuar kundra moshës së vjetër të disa politikanëve, me target sigurisht Berishën. Unë jam mëse i bindur se kjo luftë nuk bëhet, sepse ata i hanë meraku, pse nuk paska të ri në politikë; sepse në të vërtetë, (sidomos në PD), ka mjaft të rinj, por nëpërmjet kësaj lufte, në pritje për udhëheqës të rinj, ata duan t’i zgjasin jetën, dhe të justifikojnë disi, jetëgjatësinë pushtetare të narkofashistëve Rilindas. Kësaj kategorie mediatike do t’i kujtoja një thënje të Çurçillit (Winston Churchill): ‘’An appeaser is one who feeds a crocodile, hoping it will eat him last’’, që pak a shumë do të thotë: ‘’Ai që mundohet t’i bëjë qejfin një agresori, (ta ushqejë krokodilin), me shpresë se do ta lejë për ta ngrenë në fund, është tepër i gabuar’’. Tani, më lejoni që t’ju sjellë disa ngjarje pozitive të kohëve të fundit, që kanë filluar të ndezin një dritë shprese, për të gjithë ata që besojnë në vlerat njerëzore dhe ruajtjen e tyre, që në përgjithësi njihen me emrin ‘’Vlerat XhudeoKristiane’’ (JudeoChristian values), ku përfshihen: respekti, ndershmëria, mirënjohja, përkushtimi, dhëmbshuria njerëzore, thjeshtësia, besnikëria, përgjegjshmëria dhe besimi tek Zoti,; vlera që mbahen edhe si bazë e Civilizimit Perëndimor. Janë bash këto vlera, që prej shumë kohësh, targetohen me një urrejtje të madhe, prej të Majtëve ‘progresive’ socialiste. Janë pikërisht këto vlera që mafia globale e miliarderëve të Majtë socialistë, do t’i shkatërrojë.

“Patriotizëm nuk do të thotë bindje ndaj qeverisë, por bindje ndaj principeve për të cilat qeveria duhet të qëndrojë. Na falet disi ajo që ishim të bindur, nën diktaturë, por kurrsesi s’na falet, dhe s’justifikohet aspak bindshmëria jonë, në liri, dhe demokraci.”

Kushdo që mundohet t’i ruajë, respektojë dhe trashëgojë këto vlera, etiketohet si pjesëtar i një politike ekstreme të Djathtë! Sipas medias, janë pikërisht ‘’ekstremistët’’ e djathtë, që i dhanë fitoren elektorale Geert Wildersit të Hollandës, dhe Javier Mileit të Argjentinës! Në fakt, të gjithë e dinë mjaft mirë, përfshi edhe mafien e majtë Globale, dhe mediat e tyre servile, se fitorja e të dyve, s’ishte gjë tjetër, veçse rrezultat i një eksperience të jetuar nga votuesit, që kishin vuajtur nga përqasja e preferuar e medias ndaj Majtizmit. Wildersi i Hollandës ka qenë prej kohësh duke folur rreth rrezikut të emigracionit Islamik, dhe se si, ky emigracion ka ndryshuar Hollandën, për më shumë se dy dekada. Përveç kësaj, fitorja e Wildersit, lidhet edhe atë që populli me votën e tij rrefuzoi goditjet kolektiviste, që Bashkimi Europian, në mënyrë të vazhdueshme bënte  në liritë personale, dhe në industri. Kjo u pa haptazi në goditjen që ju bë kundra fermerëve hollandez, nën pretekstin e kotë, për të luftuar kundra ‘Ndryshimit të Klimës’! Geert wilders ka thënë: ‘’Europa është shtëpia ime, Europa është kontinenti im. Europa është vendi ku unë jetoj. Bashkimi Europian është një organizatë politike, burokratike që hoqi identitetin tonë, dhe sovranitetin nacional. Kështu që unë do ta heq qafe Bashkimin Europian, dhe të kthehemi prap në një shtetnacional. Në rastin e Mileit të Argjentinës, një pikë kthese u arrit nga të gjithë, përfshi edhe ata më lypsarët. Për 40 vjet në pushtet, socialistët arritën të shkatërrojnë vendin, dhe ta çonin popullin në një varfëri ekstreme, nën nivelin e minimumit jetik. Ndërkohë, inflacioni vjetor, arriti në shifrat 120-150%. Pra, shumica e Argjentinasve, u zgjuan më në fund duke parë rrezikun e instalimit përfundimtar të socializmit. Një lajm tjetër i mirë, dhe shpresëdhënës, sipas EVOL News, është edhe ky, që lidhet me globalistin famëkeq, Klaus Shwab; Kryetari i Forumit Ekonomik Botëror, bashkpunëtor i ngushtë i Georg Soros, i famshëm për thënjen e tij: “…, nuk do të zotërojmë asnjë pronë private, por do të jemi të kënaqur’’. Organizata e tij, elita globale dhe vetë ai, akuzohen nga djali i Hussain Najadit (bashkthemelues i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Pascal Najadi, për ‘’krime kundra njerëzimit’’. Ai, është duke bërë thirrje që Klaus Schwab, dhe disa nga ekzekutivët e tjerë të WEF, si Bill Gates, lidershipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Big Tech, dhe disa prej ekzekutivëve të Pfizerit, të arrestohen. Hussein Najadi, është një bankier që së bashku me Klaus Schwab, në vitin 1971 themeluan Fondin Ekonomik Botëror, (WEF).

Ai, pas 10 vjetësh, u largua, i neveritur nga vizioni rrënqethës i Klaus Schowab, në lidhje me të ardhmen e njerëzimit. Tani, i biri i tij, Paskal Najadi thotë se babai dhe nëna e tij janë duke vdekur, si rrezultat i marrjes së vaksinave të covidit. Ai thotë se injeksionet e këtyre vaksinave janë ‘’helm’’, dhe se këto injeksione ju imponuan njerëzimit, nga elita globale, dhe po cooperon gjërësisht me persekutorët e krimeve kundra njerëzimit, ndaj disa figurave të Elitës Globale. Le të kthehemi pak edhe tek thirrja e Sali Berishës, kur thotë se: ‘’…, beteja kundër regjimit të Edi Ramës, nuk mund të vijojë me protestsa tradicionale, por duhet të marrë formën e mosbindjes civile’’. Pra, për rrethanat e krijuara në Shqipëri, kjo është një thirrje krejt legjitimuese. Në lidhje me këtë, Martin Ludhër King ka thënë: “Njeriu ka përgjegjësi morale që të mos ju bindet ligjeve të padrejta; ‘’One has a moral responsibility to disobey unjust laws’’. Rrebelimi ndaj tiranëve, është bindje ndaj Zotit (Rrebelion to tyrants is obedience to GOD). Patriotizëm nuk do të thotë bindje ndaj qeverisë, por bindje ndaj principeve për të cilat qeveria duhet të qëndrojë. Na falet disi ajo që ishim të bindur, nën diktaturë, por kurrsesi s’na falet, dhe s’justifikohet aspak bindshmëria jonë, në liri, dhe demokraci.

Dhe po e mbyll këtë shkrim, me një shprehje, që shpesh e dëgjoj të përsëritet nga analistët tanë të famshëm në mediat shqiptare, ‘’Agjenda personale e Sali Berishës’’, (në fakt ata duan të thonë diçka tjetër), por ne, tashmë e dimë fort mirë se Sali Berisha, vërtetë ka një agjendë personale, që shprehet mjaft mirë me këto fjalë: ‘’Kombi Shqiptar, në Plan të Parë’’, dhe këtë ‘agjendë’, Sali Berisha e shtjelloi gjatë gjithë fjalimit të tij, jo vetëm për demokratët,por për të gjithë popullin dhe kombin tonë.