Dr. Zekri Palushi: Në 3 Mars të gjithë në protestë për familjen, lirinë, demokracinë dhe Moralin Kombëtar

293
Sigal

Ekskluzive nga Australia me Dr. Zekri Palushin

Po kush është Dr. Zekri Palushi?

Për lexuesit që kanë pasur mundësinë të njihen me shkrimet e tij politike, por sidomos për çështjet e pandemisë, po japim disa të dhëna shumë të shkurtëra nga kariera e tij politike dhe si mjek:

Dr. Zekriu, ka përfunduar studimet në fakultetin e Mjekësisë, dhe i specializuar për kardiologji. Është një nga nismëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë: themelues, dhe kryetar i PD-së, dega Pukë, anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH pas themelimit të saj, ish- këshilltar i Kryeministrit Aleksandër Meksi, dhe nga viti 1995, e në vazhdim, banon dhe punon në Australi. Vlen të theksohet se pas shumë vështirësive, studimeve e provimeve, arriti jo vetëm të rikthehet në profesionin e tij të mjekut, por të krijonte edhe një reputacion të shkëlqyer, që do t’i vinte epitetin ‘’Albanian Doctor’’. Në vitin 2015, ai u përzgjodh si anëtar i organizatës ‘’The Leading Physicians of the Ëorld’’, (Doktorët kryesorë/drejtues të Botës).

Ndoshta për lexuesit e gazetës Telegraf, emri i tij është bërë tashmë i njohur, por në çdo çast dhe moment, në çdo analizë profesionale dhe politike, ai udhëhiqet nga parimi të cilin e përmend shpesh herë: “Jetoj me shpirt dhe zemër për Shqipërinë dhe shqiptarët’’.

Jemi me fat që Kongresi i SHBA-ve nisi hetimet për McGonikal, i cili së bashku me Ramën, disa diplomatë dhe ish-sigurimsa, morën peng “vulën” duke e kthyer termin ‘’non-grata’’, në një minierë ari…

 

Intervistoi: Engjëll Musai

Drejtor i gazetës Telegraf

Situata e rëndë ekonomike, kaosi politik në Shqipëri, dështimi i Reformës në Drejtësi, kapja e gjyqësorit dhe organeve të hetimit, mbajtja peng e demokratëve nga gjykata politike sipas modelit neo-komunist janë pjesë e një bisede  të zgjeruar që Dr.Zekri Palushi, nga Australia, ka dhënë për gazetën ‘Telegraf’ në Tiranë.  Skandali McGonigal ku është përfshirë kryeministri Rama, lobingjet e ish-drejtorit të FBI-së dhe ekipit sorosian në Tiranë për shpalljen “non-grata” të Berishës. Hetimet e  Kongresit të SHBA-ve, FBI-së, mosfillimi i hetimeve nga SPAK, gjyqi në 2 mars, protesta e opozitës në 3 mars dhe disa këshilla profesionale për trajtimin e covid-19 janë pjesë e kësaj analize të detajuar dhe profesionale që Dr. Palushi, u ofron lexuesve shqiptar. Ja pjesa e parë e intervistës dhënë për Telegraf.

Pyetje: Sot klanet e sektit sorosian, të brumosur në ‘shkollën naziste’, por edhe marksiste-leniniste në radhët e organeve të Vettingut (KPA), po bëjnë çmos të marrin identitetin e PD-së. Madje në datën 3 Mars është edhe gjyqi fars me fantazmat e ish-sigurimit!

Përgjigje: Pyetjes suaj mund t’i përgjigjem me një përmbledhje logjike të shkurtër. Nëse ngjarjet e njëpasnjëshme skandaloze, që i kanë ndodhur Shqipërisë gjatë këtij 10 vjeçari, do të kishin një fytyrë: ajo do t’i shëmbëllente fytyrës së Gerge Sorosit, të cilit s’mund t’ia mohojmë sukseset e deritanishme, që ai, nëpërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e ka arritur në vendin tonë. Që të dy, të ardhur në pozita politike, e shtetërore, me mbështetjet financiare sorosjane dhe manipulimeve të shumta, që vetëm ai di t’i organizojë. Me këto në mendje, por edhe duke ditur se “Rreforma në Drejtësi”, është produkt financiar sorosjan, dhe po t’i shtojmë kësaj, edhe një vit sorollatje të pajustifikuara, dhe krejtësisht qesharake, që gjykata po i bën kësaj çështje, (që realisht as që duhej të ekzistonte), dhe nga ana tjetër, të dëgjojmë analistët, që të thonë se Berisha dhe grupi i tij, s’kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për bashkim, ndërkohë që një analizë më objektive do të ishte që të diskutohej, dhe të vihej para përgjegjësisë, grupi Alibej-Basha, që për mendimin tim, është plotësisht fajtor, dhe gjithashtu imoral pretendimi për bashkim, kur padia e tyre qëndron e arshivuar në gjykatë, dhe përdoret çdo ditë si mjet shantazues ndaj PD -s së vërtetë. Madje do të përdoret si e tillë, deri atëherë kur Edi Rama, të sinjalizojë Ali-Bashën, se misioni i tyre ka përfunduar. Vetëm një hall tepër i madh, mund ta çojë burrin në këtë gradë, ku Alibej e Basha kanë rënë! Prandaj, për 3 Marsin e vulës, jam skeptik, mbasi dhënia e saj, është në dorën e Gjykatës, e cila është në dorën e përfaqësuesve të Sorosit: pra Edi Ramës, dhe Zj. Yuri Kim. Kështu pra, një justifikim në vazhdën e justifikimeve, do të gjëndet, edhe në këtë rast. Zhvillimi i protestës, mund të jetë edhe justifikimi më i përshtatshëm, që gjykata të mos mblidhet, nga ‘”frika” se mos dëmtohen nga protestuesit!!!

Pyetje: Kujt i intereson përçarja e opozitës, dhe si e shikoni daljen? Po rolin e diplomatëve në Tiranë, DASH, dhe disa burokratëve në zyrat e BE-së?

Përgjigje: -Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, do të duhej të bënim një analizë të veçantë, dhe shumë të gjatë, por unë, nga eksperienca ime e atjeshme, dhe perëndimore, do të fajësoja përsëri Sorosin. Ai, në të vërtetë, që në ditët e para të demokracisë shqiptare, me Fondacionin e tij, ndihmoi më së shumti, bijtë e komunistëve, (një nga të përzgjedhurit e parë të këtij Fondacioni, për t’u shkolluar në Hollandë, ishte edhe Lulzim Basha).

Po kështu, po të studiojmë me kujdes edhe veprimtarinë anti-kushtetuese, (Amerikane, dhe Shqiptare), të Ambasadores Yuri Kim, gjithnjë në favor të hapur ndaj Edi Ramës, gjë që u raportua, edhe në Senatin Australian, nga Senatori Duniam, (bëri një përshtypje mjaft të madhe, në kuptimin negativ të fjalës). Atëherë, vet-vetiu lind pyetja:” Nga e merrte ajo këtë forcë dhe konfidencë jo-zyrtare për veprime të atilla? Sigurisht, gjithkujt do t’i shkonte mendja, që forcën, dhe kofidencën, ajo e merrte tek Antoni Blinkën, Sekretari i DASH-it zyrtar, e jo-zyrtar, një nga të përzgjedhurit e Sorosit! I njejti fenomen ndodh edhe me përfaqësuesit burokrat të Bashkimit Europian,-pozicionet më kryesore të të cilit drejtohen nga socialistët, -shumë prej të cilëve të korruptuar. Të mos harrojmë shërbimet ‘’këshilluese’’ të ish kryeministrit Anglez, Tony Blair, ndaj Edi Ramës, si dhe pagesat që gruaja e tij, Cherie Blair, merrte nga qeveria e Ramës, për këshilla ligjore! Pra, të gjithë këta, për mendimin tim, kanë një emërues të përbashkët: Soros-in, i cili, në bindjet e mia, Edi Ramën, s’e ka zgjedhur për aftësitë intelektuale, që kurrë si ka pasur, por e ka zgjedhur për aftësitë e tij të bollshme gangstereske, intimiduese, bullizuese, korruptuese, paturpësinë, dhe imoralitetin që e karakterizon. Kështu pra: Sorosi, i dha në dorë Edi Ramës, çelsat e kryeministrit të një shteti, e njëherësh, e veshi me velin sorosian, për t’i dhënë një mesazh Ballkanit, Europës, Anglisë, e më gjërë, se Edi Rama, dhe Aleks Sorosi, janë mëkëmbësit e mi, dhe nëpërmjet tyre edhe ju kontrolloj. Sigurisht që këto s’janë thjesht hamendje, ata janë lehtësisht të verifikueshme, bile Edi Rama, as që mundohet ta fshehë krenarinë dhe superioritetin e tij ndaj homologëve ballkanas, dhe perëndimor! Dhe çfarë është më e çuditshme, edhe homologët e tij, përfshi edhe udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Europian, shprehin një lloj inferioriteti ndaj tij. Pse? -Sepse ata, në figurën e Ramës, shohin Sorosin!

Të mos harrojmë edhe një ‘’arritje’’ tjetër, jo më pak të rëndësishme të Edi Ramës: kthimi i Shqipërisë në Kolumbi të Europës. Kjo i jep Ramës një plus-fuqi, duke e bërë edhe ‘’mbret’’ të “botës së nën- dheshme”! Një botë tepër e frikshme, me ligje krejt të veçanta që i druhet, dhe i ruhet gjithkush. Suksesi i kësaj bote të nën-dheshme, bazohet në larje-parash, krime, korrupsione, mashtrime, bullizime, intimidime: aftësi që tashmë Rama i zotëron plotësisht, dhe pikërisht me këto “aftësi”, ai i imponohet gjithkujt, dhe preferohet prej shumëkujt. Çelsat, dhe vula e një kryeministri, “kthejnë ujin përpjetë”! Shkurt pra, përçarja e Opozitës, i intereson George Soros-it, dhe këdo tjetër që ai përfaqëson, si në SHBA, Europë e botë. Ai, si një multimiljarder, dhelparak, i rrafinuar, nuk mund t’ia falë vetes, sfidimin Berishjan, ndaj po mundohet që me anë të gjykatës, në mënyrë krejt të paligjshme, të vazhdojë manipulimet e tij, në favor të Alibej-Bashës. Dhe për këtë, ai ka të “drejtë” të intensifikojë luftën e tij, për dominim, mbasi, ai e sheh se, me një Opozitë solide, “investimet” për “Rreformimin e Drejtësisë”, së bashku me bijët e tij të adaptuar Rama-Basha-Alibej, do të fundosen.

Pyetje: Çfarë mendon për skandalin më të madh, të ndodhur në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri – një skandal ku Kryeministri Rama përmendet 14 herë në raportin për hetimet e ish agjentit të lartë të FBI?

Përgjigje: Shiko! Ky me të vërtetë është një skandal masiv, me tipare tipike mafioze, e tepër të rrezikshme, si për sigurinë, dhe nderin e SHBA, ashtu edhe për sigurinë dhe nderin e Shqipërisë: aq më tepër, kur në qendër të këtij skandali, për ironinë e fatit, ndodhen tre shqiptarë, ‘’dashamirës, pro-Amerikan’’! Njëri prej të cilëve, çuditërisht është edhe kryeministri jonë! Pa i shkuar në thellësi kësaj ngjarje, dhe këtij fakti, si dhe duke ditur tashmë edhe përfshirjen e Hunter Biden në këtë skandal, nuk mund të mos aludoj edhe përfshirjen e vetë Sorosit…, por le të mos spekullojmë, deri atëherë kur të shohim se çfarë do të na tregojë gjyqi! Megjithatë, si kam thënë edhe më pare, jam disi skeptik, sepse për gjyqësimin e çështjes, është zgjedhur një vend i “paanshëm”, -Kalifornia, ku shumica e gjyqtarëve, janë të zgjedhur me paratë e Sorosit.

Pyetje: Charles McGonigal-it, i janë dhënë pagesa, nga një ish agjent i sigurimit shqiptar. Ndërkohë, këshilltari pa-pagesë i kryeministrit Rama mbante lidhje ekonomike me oligarkun rus në Shqipëri, por edhe bizneset kineze, të cilët kanë paguar edhe për hapjen e ekspozitave të Ramës në Hong Kong.

Përgjigje: Para se të flas për McGonigal, meqë më pyete për sponsorizimin e hapjes së ekspozitave të Edi Ramës, në Hong Kong, nga kinezët, po ju tregoj se një pikturë e Hunter Biden, është shitur deri në 500.000 dollar, por blerësit ngelën anonim! Për dijeni, Hunter Biden s’ka mbaruar asnjë shkollë arti, ndërsa për ekspozitat e Edi Ramës në Hong Kong, s’kam dijeni, por ma merr mendja se atje, ‘’sponsorizuesit’’ kinez, duhet të kenë pasur shumë blerës ‘’anonim’’. Të kthehemi tek McGonigal. Tashmë, zyrtarë të lartë të FBI, me të drejtë e kanë cilësuar atë, si tradhëtar të SHBA-ve. Mendoj se, jo më pak tradhëtar të Amerikës, duhet të jenë edhe shtetasit Amerikan, me origjinë shqiptare. Agron Neza, dhe këshilltari ‘’pa pagesë’’, Duçka, i cili zotëronte një pashaportë diplomatike, dhe kishte autorizim për të përdorur postën-elektronike, (Email-n) të kryeministrit tonë, sipas nevojave rrethanore, pra, në një farë mënyrë, në çantën e Duçkës, ndodhej edhe zyra e kryeministrit tonë! Vetëm kjo në vehte, përbën një shkelje flagrante, skandal të jashtëzakonshëm, dhe vepër penale, thellësisht të mjaftueshme, jo vetëm për rrëzimin e tij, nga posti i kryeministrit, por edhe burgosjen e tij të menjëhershme. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe për Nezën dhe Duçkën. Ata, si nënshtetas Amerikan, s’janë më pak fajtor se ‘’viktima’’ e tyre, McGonigal. Prandaj ata, të tre së bashku, duhet të gjykohen, dhe dënohen, -ndërkohë, autoritetet ligjore Amerikane, s’duhet të anashkalojnë kryeministrin tonë, Edi Ramën, si autoriteti kryesor i kësaj loje mafiozo-korruptive shumëpalëshe, në nivel nacional, dhe internacional, ku ai përdor çelsin e Kryeministrisë, si një çelës magjik, për të hapur dyert e veprimtarive mafioze, në favor të interesave të tij personale, dhe mbi të gjitha, në interes të rusëve, dhe kinezëve, me pasoja mjaft të rënda, afat-shkurtë, dhe afat-gjatë në dëm të sigurisë, dhe interesave të Shqipërisë, dhe Amerikës!

Pyetje: A mendon se McGonigal, një nga drejtorët më të rëndësishëm të FBI, -i rekrutuar nga Rama, ka krijuar lobingje kundra opozitës, -dhe a është e mundur që ai të këtë ndikuar në marrjen e vendimeve ‘’non-grata’’?

Përgjigje: Sigurisht që McGonigal, për pozicionin që mbante në FBI, ishte një person influencial, por fakti që ai bie me aq lehtësi në grepin e një sigurimsi shqiptar, kallamin e të cilit e mbante Edi Rama, lë shumë për t’u dëshiruar, dhe ul së tepërmi jo vetëm vlerat e tij morale, por edhe ato profesionale, e njerëzore. Sidoqoftë, sipas kronologjisë së ngjarjeve, s’duhet shumë mend për të kuptuar se edhe lista e ‘’non-gratave’’ përpilohej nga Edi Rama, u jepej Nezës dhe Duçkës, të cilët e shoqëronin me një “zarf” dhe ja përcillnin McGonigal, i cili, pastaj, me shënimet përkatëse, ia përcillte për aprovim, mikut të Sorosit, Antoni Blinkën. Çuditërisht, termi “non-grata”, kthehet në një minierë ari, si për McGonigal, dhe shoqëruesit e tij shqiptar, me fitime kolosale, që po të mos ishin kapur, një Zot e di se çdo të kishte ndodhur! Le të shpresojmë se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund. Hetimi, dhe zgjidhja e drejtë e saj, do të kishte interesa të shumëfishta, por mbi të gjitha, edhe do ndikonte në restaurimin sado pak, të reputacionit, tashmë të dëmtuar të vetë FBI-së, dhe distancimin e saj, nga disa veprime të mëparshme.

Pyetje: Kongresi Amerikan, FBI, dhe Prokororia e SHBA kanë nisur hetimet, ndërsa mazhoranca socialiste parlamentare nuk pranon të ngrejë një Komision Hetimor Parlamentar. Po kështu, edhe SPAK-u qëndron i heshtur?

Përgjigje: E quaj si një moment fatlum, jo vetëm për SHBA, por për të gjithë botën, fitoren e Republikanëve, dhe marrjen e drejtimit të Kongresit Amerikan, prej tyre, ndryshe, besomëni mua: kjo çështje, (si edhe shumë të tjera), nuk do të dëgjohej kurrë.

Atëherë, si mund të presim nga parlamenti ynë me mazhorancë socialiste, në tërësi të korruptuar, dhe bashkpunuese, me protagonistin kryesor të këtij skandali ndërkombëtar, Edi Ramën, të krijojë një Komision Parlamentar për të hetuar vet-vehten, dhe bosin e tyre me një “rreputacion” aq të lartë, ndërkombëtar?

Po SPAK-u i shkretë, si mund të guxojë që të thërrasë, apo të hetojë ata që ju kanë ‘’besuar’’ këta vende pune? Të mos harrojmë se edhe ata janë njerëz, dhe kanë familje, aq më tepër, si professional që janë, ata e dinë mjaft mirë, se Edi Rama, nuk përfaqëson një zyrtar, apo një kryeministër normal, si thashë edhe më sipër. Ai është koka e meduzës, dhe veprimtarinë e tij, ai e bazon, jo në ligjet e Kushtetutës, por në ligjet dhe rregullat e mafies.
Kështu që, po të isha në vendin e tyre, do t’i bëja thirrje popullit për ndihmë, mbasi populli, dhe vetëm populli, mund t’i shpëtojë ato, dhe të gjithë popullin tonë duke u ballafaquar me këtë qeveri mafioze, dhe kreun e saj, mjaft të rrezikshëm: Edi Ramën.

Pyetje: Më datën 1 Mars u mblodh Komisioni Hetimor i Kongresit Amerikan. Me 2 Mars, Edi Rama raporton në Parlament, në 3 Mars gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e PD, dhe po me 3 Mars është edhe protesta madhështore e Opozitës!

Përgjigje: Kam një besim të plotë në Kongresin Amerikan, që si thashë më sipër, tashmë drejtohet prej Republikanve. Ata dje, pra më 1 Mars kanë nisur hetimet për këtë çështje, dhe përqëndrimi i tyre do të jetë më së shumti, për të ditur se sa thellë, dhe deri ku ka shkuar McGonigal, në marrëdhënjet me Oleg Deripaska, dhe kur flasim për të, kemi parasysh Rusët, sigurisht, në gjykimin tim, një emër që përmendet 14 herë, si ai i Edi Ramës, nuk mund të anashkalohet, edhe nëse Sorosi mund të mos ketë lënë gur pa lëvizur, në këtë drejtim. Dhe meqë jemi në këtë hamendje, më duhet t’ju kujtoj edhe një pjestar mjaft të rëndësishëm, të përfshirë në këtë skandal, pra, Hunter Biden, për të cilin do të mobilizohet gjithçka e mundur, në mos për ta fshirë nga lista, të paktën, për të minimizuar në maksimum, rolin e tij. Ky mobilizim, në favor të Biden, ndoshta spontanisht, mund të ndihmojë edhe Ramën, i cili, jo pa qëllim ka skeduar datën 2 Mars, si një ditë, ku mund të ushtrojë talentin e tij xhonglero-vagabondesk, për të ‘’sfiduar’’ Opozitën.

Nëse kjo do të ndodhë, unë mendoj se do të ishte një lojë fatale për Edi Ramën, Parlamentin, Shqipërinë, dhe të gjithë Kombin tonë, që do të kurorëzohej me një luftë të mundëshme civile, aq të dëshiruar nga Edi Rama dhe mbështetësit e tij. Nëse kujtojmë se për ‘’idealet’’ komunistët sakrifikojnë edhe nënën e tyre, -atëherë, i gjithë populli duhet të angazhohet plotësisht për prevenimin e këtij fataliteti.

Ndërsa, në lidhje me datën 3 Mars, kur gjykata do të shqyrtojë se kujt i takon vula e PD, besoj se në një nga pyetjet tuaja të mësipërme, e dhashë opinionin tim, por në lidhje më 3 Marsin e PROTESTËS, të them të drejtën, kam një parandjenjë të mirë.
Optimizmin tim në këtë drejtim, e mbështes plotësisht në mllefin e grumbulluar në çdo njeri, që lehtësisht lexohet në fytyrat e të gjithë atyre, që sado pak, vlerësojnë, familjen, vlerat njerëzore, lirinë, demokracinë, pamvarësinë, dhe mbi të gjitha, vlerësojnë Moralin Kombëtar.

Me këtë rast, nëpërmjet kësaj interviste, në emër të komunitetit shqiptar të Australisë, i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar, pa dallime politike e fetare, që t’i bashkohen Sali Berishës, dhe vullnetit të tij fisnik, i cili, ka më se 10 vjet që sakrifikon rehatinë, vlerat e tij moralo-njerëzore, dhe intelektuale, për t’u përplasur me një rrugaç-kryeministër, dhe fjalorin e tij halabagian, me qëllimin e vetëm, kthimin e lirisë, demokracisë, dhe integritetin kombëtar.

Në funksion të kësaj thirrje, dhe në gjendjen aktuale, që Shqipëria gjëndet, më vijnë në mendje disa vargje, që nanë-Shefia ime m’i recitonte shpesh gjatë fëminisë time të hershme: ‘’Bini djem thotë Ramadani, bini bre djem se shkoj vatani’’. Këto ishin vargje të një kënge popullore, që i kushtohej Ramadan Çejkut, një hero popullor Lusnjanë, që i bënte thirrje popullit të Lumës, që të luftonte kundra pushtuesve serb, kur në atë kohë, ata po shfarosnin fshatra të tërë, dhe pa asnjë hezitim, bajonetat e tyre shqyenin barqe të grave shtat-zanë, duke ia nxjerrë fëmijët prej barku. Shpia e Ramadan Çejkut, ishte edhe shpia e nan-Shefies time, -për të cilën, dhe të gjithë Lusnjanët, unë kam qenë, dhe mbetem gjithmonë krenar.

Nesër do të lexoni:

Çfarë ishte Covid-19, pasojat dhe protokolli që duhet për trajtimin e tij?

Pro apo kundër vaksinimit, dhe pse tashmë ka ndryshuar qëndrimi?

Pse pandemia u trajtua nga politika dhe jo nga profesionistët?