Dr. Ina Zhupa: Kuvendi si paradhomë e Rilindjes…!

Deputetja Ina Zhupa gjatë një dalje televizive nuk e konsideroi si bllokim të kuvendit atë që ndodhi të enjten në parlament. Sipas saj “është e kundërta, opozita po mundohet që ta kthejë parlamentarizmin në një jetë normale, ku zbatohet kushtetuta, sepse mazhoranca në fakt ka bërë dëmin më të madh, ka bllokuar kushtetutën nga funksionimi. Në momentin që ti bllokon kushtetutën, ti e ke bllokuar parlamentarizmin dhe ne në fakt sot këtu po mundohemi të çlirojmë parlamentarizmin dhe t’i kthehemi një jete normale parlamentare. Në seancën e kaluar, në fund të një séance, që duhej ngelur historike për shkak të mocionit që ne kaluam në mënyrë të përbashkët për Kosovën. Në fund në mënyrë kaçakshe, tamam si paradhoma e kryeminsitrit pa rregulla pa procedurë pa rend dite, futën për votim rrëzimin e komisioneve hetimore, që kishte kërkuar opozita. Dy komisione shumë të rëndësishme u rrëzuan pa u diskutuar edhe në shkelje të kushtetutës. Vendimi tjetër i papranueshëm për ne ishte rrëzimi i përfaqësuesve tanë ligjorë në komisonet e reformës zgjedhore. Ne nuk e pranojmë më këtë situatë. Këtu o i kthehemi parlamentarizmit, o jetë normale në parlament nuk do ketë” – tha Zhupa.

Sigal