Dr. Ina Zhupa: 25 prilli është ndarja përfundimtare nga e shkuara, për një të ardhme europiane

433
Sigal

Numri 2 në listën e Qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike, Dr.Ina Zhupa ka vizituar ditën e sotme, fshatin Mursi në Sarandë ku dhe është takuar me Kozma Goron, i cili është përfaqësues i të përndjëkurve politik.

“Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura.
Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj jemi angazhuar për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare”,- është shprehur Zhupa, në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

Te memoriali i viktimave dhe të burgosurve të komunizmit në Mursi bashkë me Kozma Goron, përfaqësues i të pëndjekurve politik.
Fshati Mursi i Sarandës është nga më të goditurit e sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist, njihet si fshati me “1200 vite burg” nga komunistët.
Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura.
Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj jemi angazhuar për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare!
25 prilli është ndarja përfundimtare nga e shkuara, për një të ardhme europiane!