Dr.Agim Nesho: Ra propaganda se BE mbështet Ballkanin e Hapur

333
Sigal

 

Diplomati Agim Nesho, foli për Samitin e BE-së në Slloveni, një cështje me të vërtetë shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të vendit në raport me të gjitha vendet europiane, por edhe të rajonit.Nesho thekson se Samiti i BE-së në Slloveni ishte i rëndësishëm, duke shtuar se Shqipëria ngeli sërish pa datë të integrimit. “Ky Samit ishte shumë i rëndësishëm. Shqipëria sërish ngeli pa datë për integrimin. Në BE flitet për vendin tonë se ka sistem politik hibrid. Burokratët e Brukselit duan protagonizëm. Rama kërkoi të tregonte se kush kishte faj. Ra propaganda se BE mbështet Ballkanin e Hapur. Samiti ndryshoi gjuhën diplomatike. Politika e jashtme e Ramës është e dështuar. Gjermania ka thënë prerë se duhet që Tirana të përmbushë detyrat që ka e Berlini do të konsiderojë integrimin e vendit tonë, por ne nuk kemi përmbushur detyrat që na kanë ngarkuar”, deklaroi Nesho.