Hahn: Shqipëria ka bërë progres, por duhet ende shumë punë për në BE

433
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën ekonomike austriake “Virtshafts Blat” është shprehur rreth zgjerimit në BE dhe investimeve në Ballkan. Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por ka ende shumë rrugë për të bërë. Ai shtoi se ende nuk dihet se kur do të jetë hapi tjetër i Shqipërisë drejt kësaj rruge.
Komisioneri për zgjerim foli edhe për investitorët e huaj në Ballkan duke theksuar se nëse nuk do të ketë zbatim të ligjit, nuk do të ketë as investime. “Është në interes të këtyre vendeve të garantojnë zbatimin e ligjit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të tërheqin investitorët dhe të motivojnë popullin e tyre të bëjnë biznes.
Ndërkaq, komisioneri Johannes Hahn përmendi edhe çështjen e Maqedonisë. Ai tha se ua ka bërë të qartë liderëve maqedonas se nëse nuk do të ketë konsensus mes tyre, Maqedonia nuk do të ketë të ardhme në Bashkimin Evropian.
Hahn përmendi këtu edhe faktorin ekonomik duke u shprehur se nëse aty nuk do të ndodhë zhvillimi i duhur politik, investitorët nuk do të kenë interes dhe do të shkojnë diku tjetër.
Sigal