Të enjten në një takim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit thënë ndryshe SPAK, konfirmoi regjistrimin e procedimit dhe la të kuptohet se po kryhen hetime, por nga ana tjetër nuk komentoi fazën ku ndodhen dhe nëse ka komunikim apo bashkëpunim me autoritetet amerikane. Ai u shpreh se: “Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi pasur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar, por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike”. Lidhur me përgjimet e SKY EÇ dhe Encrochat ai nuk dha shifra zyrtarësh të përfshirë në përgjime, por ai la të kuptohet se janë kryesisht policët ata që kanë dalë nëpër transkriptet e komunikimeve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe Sky EÇ. Kreu i SPAK tha se pothuajse në çdo material, ka emra të tyre të përfshirë, teksa foli edhe lidhur me çështjen e posedimit të një aparati të tillë, ku qëndrimi i tij nxjerr në pah përplasjen me ministrinë e brendshme që disa javë më parë komunikoi se çdo punonjës policie që i kanë përdorur, duhet të përjashtohet nga strukturat. Mbi këtë Altin Dumani tha se: “Mbajtja e këtyre aplikacioneve nuk përbën vepër penale, jo çdo bisedë që kryhej aty përben shkelje, por nëse ka komunikime që i komprometojnë, atëherë është çështje tjetër, që verifikohen e merren masa. Por në çdo hetim na dalin një ose më shumë policë, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rastin që tashmë është publik, Xhevahir Lita” Pyetjes nëse Mirel Mërtiri e Stela Gugallja po bëjnë përpjekje për të përfituar azil dhe nëse ka veprime lidhur me këtë çështje, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit Altin Dumani i’u përgjigj duke thënë se nuk ka qëndrim refuzimi kërkese për ekstradimi: “Nuk kemi një komunikim që të na e kenë refuzuar kërkesën e ekstradimit. Ka patur një qëndrim nga partnered, që janë duke u kryer procedurat e ekstradimit të personave në fjalë”, -u shpreh kreu i SPAK.


















