Dorëheqja/ Ja kush e merr mandatin e Lefter Kokës, sipas listës së PS

206
Sigal

Lefter Koka njoftoi minuta më parë dorëheqjen nga mandati i deputetit të marrë në zgjedhjet parlamentare.

Referuar listës së PS në Qarkun Durrës, vendin e Kokës në parlament, do ta zërë Denis Deliu.

Ky i fundit përfaqësonte zonën e Krujës dhe të Fushë Krujës dhe arriti të marrë 2848 vota preferenciale.

Më herët, nga radhët e PS ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit edhe Najada Çomo. Ndërsa nga PD – Mark Marku. Para tyre, dorëheqjen nga mandati i deputetit e njoftoi dhe kreu i PSD-së, Tom Doshi.