Monika Kryemadhi- Ramës: Do të digjesh në tiganin e shqiptarëve

291
Sigal

E menjëhershme ka qenë replika e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama,  gjatë ditës së sotme ku u shpreh se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”.

Kryemadhi tha nga takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend.

“S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh kryemadhi në takimin me të rinjtë.