Angela Merkel vjen në Tiranë më 14 shtator

205
Sigal

Procesi i Berlinit do të sjellë për herë të parë në Tiranë kancelaren gjermane Angela Merkel në ditët e fundit të detyrës së saj në këtë post.

Burime bëjnë me dije për  ABC se Merkel do të vijë në Shqipëri në datë 14 shtator pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor.

Takimi është parashikuar të jetë vetëm në nivel kryeministrash dhe për këtë arsye pjesë e tryezës nuk do të jetë presidenti i Serbisë Alekdandar Vuçiç.

Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.