Dorëheqja e ministrit Xhafaj/ A e ka monopol ministrinë e Brendshme kryeministri? DW: Pse dha dorëheqjen arkitekti që luftoi bandat në PS?

571
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ish-ministri Xhafaj i përgjigjet kundërshtarëve në Rilindje me kod: Jam njeri i lirë, ligësinë e pafytyrësinë i neveris…

Ishte jo vetëm e papritur, por edhe e pazakontë, që kryeministri Rama që herët në mëngjes të lajmërojë me rrjet social, se dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe, paralelisht, publikoi edhe emrin e ministrit të ri. Sido që të jenë shkaqet, rrethanat e shkarkimit, apo dorëheqjes të ministrit më të rëndësishëm të qeverisë së Rilindjes, kryeministri Rama duhet ta paraqiste zyrtarisht, me deklaratë zyrtare dhe në orën e duhur (e padëgjuar, që lajmërimi i dorëheqjes të ministrit Xhafaj, të bëhej herët në mëngjes, kur njerëzit ende flenë, për më tepër, ditë e shtunë).

Dorëheqje e detyruar… shkarkimi

Pak e dyshimtë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa të ketë dhënë në mënyrë të vullnetshme dorëheqjen. Për më tepër, që para pak ditësh, sapo u shkatërruan 4 banda kriminale. Fatmir Xhafaj është edhe arkitekti i Reformës në Drejtësi. Dorëheqja e ministrit Xhafaj do të kishte vlerë nëse do të ndodhte në maj, kur akuzat për vëllanë e detyruan ta dorëzonte në Itali. Atëherë, do të ishte një akt moral, një precedent përgjegjësie politike. Ditë të shtunë, dorëheqja nbuk është edhe kaq bindëse se është e vullnetshme. Më e pakta është të besojmë se dorëheqja është e detyrueshme. Megjithëse e pavlerë, dorëheqja e Xhafës prodhoi zhurmë. Meqë nuk u gjet morali, u kërkuan arsyet. Shkatërrimi i bandave kriminale, dalja publike e shumë lidhjeve, bashkëpunimi i njerëzve të botës së krimit me zyrtarë të lartë të Rilindjes, arrestimi i dy ish-deputetëve, mund të kenë shkaktuar jo vetëm pakënaqësi, por edhe zemërim deri tek kryeministri Rama.

Ministria e Brendshme, monopoli i interesave të kryeministrit

Fatmir Xhafaj, përveç problemit të vëllait të vet, si ministër i Brendshëm u përkushtua që ta kryente punën pa kompromis me krimin. Deri tani, kryeministri Rama e ka pasur ministrinë e Brendshme, monopolin e vet. Edhe ën bashkëqeverisjen e parë me LSI, kryeministri Rama nuk pranoi ta jepte këtë ministri, sepse nëpërmjet saj, do të përmbushte të gjitha interesat e veta partiake. Hashashizimi i Shqipërisë pas 2013-s e deri ën 2017 është bërë pikërisht, duke mbajtur ministrinë e Brendshme monopol politik. Edhe në kohën e qeverisë teknike para zgjedhjeve të 2017-s, kur ministër i Brendshëm u caktua nga opozita një ish ushtarak, drejtorët e policisë së Shtetit ishin kaq arrogantë, sa nuk hapnin telefonin as ministrit të Brendshëm, duke shpërfillur urdhrat e tij, por zbatonin vetëm urdhrat e të besuarit të kryeministrit. Ministri Xhafaj bashkëpunoi me FBI, me institucionet gjermane, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Nuk është rastësi, operacioni i kapjes së 613 kg kokaine, i laboratorit të drogës në Has, shkatërrimi i bandave kriminale ndaj “të fortëve”, të cilët ishin mbledhësit e votave për PS ën fushatat elektorale, ndaj edhe deri tani ishin të “Paprekshmit” nga ligji në veprimtarinë e tyre kriminale, arrestimi i 2 ish-deputetëve, i drejtorëve socialistë të korruptuar. Këto, ndoshta edhe të tjera arsye, janë ato që detyruan Fatmir Xhafën të dorëhiqet, pasi puna e tij ka prekur interesat e mëdha të klaneve brenda qeverisë. Arsyeja e dytë e goditjes së Fatmir Xhafajt lidhet me operacionet e policisë, të asistuara nga partnerët ndërkombëtar, për goditjen e grupeve kriminale në Shqipëri, ndoshta pa informuar kryeministrin Edi Ramën dhe duke e mbajtur jashtë loje. Xhafaj dhe ndërkombëtarët nuk e kanë vënë në dijeni Ramën nga frika e dekonspirimit të operacioneve si dhe nga mundësia e ndërhyrjes së tij. Askush nuk e priste që të shikonte në pranga “Të fortët” që ishin të lidhur deri edhe me ministra.

Mesazhet e koduara të kryeministrit dhe ish-ministrit Xhafaj

Kryeministri, Rama dje nga Lushnja i dha një mesazh të koduar Xhafajt, duke i thënë se kishte gjuajtur me gurë shtëpinë e tij. Rama tha: “Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh t’i gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë.” Ndoshta, mesazhi ishte që kur hyn në qeveri, nuk mund të bësh si të duash, pa pyetur më parë kryeministrin. Ministri Xhafaj, ka bashkëpunuar me FBI dhe gjermanët, ndoshta edhe pa marrë lejen e kryeministrit, për të luftuar bandat e krimit dhe të korrupsionit. Nga ana e tij, Fatmir Xhafaj, iu përgjigj Ramës duke thënë se kishte neveri ndaj atyre që nuk kuptonin, se në politikë ka edhe njerëz të lirë. Xhafaj tha: “Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”. Këto dy mesazhe janë një shkëmbim i qartë i përplasjes Rama-Xhafaj brenda qeverisë që çoi në largimin e këtij të fundit. Mbi arsyet e përplasjes mes tyre janë dhënë shumë versione, por siç thotë edhe vetë Xhafaj, “koha” që për të mbetet “gjykatësi më mirë” do të zbulojë edhe atë që ndodhi këtë fund tetori në qeverinë e Rilindjes.

 

Reagimet politike

DW ngre pyetjen: Pse dha dorëheqjen një nga arkitektët që luftoi bandat brenda PS-së?

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit , strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale. U shkatërrua laboratori i përpunimit të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me krimn e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur. Vet të ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij. “Sfidat kanë qënë tepër të mëdha , por jam krenar që në krye të një ekipi me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj. Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002 në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane. Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”. Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”. /Marrë nga DË.

New York Times: Rama nuk ka dhënë shpjegim për largimin e Fatmir Xhafajt

Mediat ndërkombëtarë kanë nisur t’i bëjnë jehonë largimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Prestigjozja amerikane “Neë York Times” boton një raportim të agjencisë “Associated Press”. “Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen. Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive”. “Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër. Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim”.