Milionat e inceneratorëve: Hetimet për Arben Ahmetajn, sjellin si dëshmitarë në SPAK biznesmenë , a i ka fshehur pasuritë te persona të tjerë?

129
Sigal

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta është thirrur snë SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj. Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn. Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë. Mos vallë SPAK ka dyshime se Ahmetaj ka maskuar pasuritë në persona të tjerë? Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili kishte bërë rekurs kundër vendimit për kontrollin e vilës në Hamallaj, në pronësi të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha. Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn dhe Hoxhën duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO. Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.