“Donald Trump, një kërcënim për vendin e tij”, NYT artikull për deklaratën e Ramës

462
New York Times i ka kushtuar një shkrim deklaratës që kryeministri Rama dha, ku zgjedhjen e mundshme të Donald Trump si President të SHBA, e cilësonte si kërcënim për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
“Më pak se një javë nga vizita e parë në Washington, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë për kandidaton republikan amerikan Donald Trump se do të ishte një kërcënim për vendin e tij dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i përket marrëdhënieve bilaterale, nëse do të zgjidhej President.
Duke folur në një talk show të enjten në një televizion privat në Kosovë (Klan Kosova). Rama ka thënë që zgjedhja e Trump do të sillte “dëme të mëdha” për Shtetet e Bashkuara Amerikane dhe është edhe një “kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”
“Donald Trump është një kërcënim për Amerikën, dhe padyshim një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, tha Rama. Rama ishte në Kosovën fqinje, dy vende me të njëjtën maxhrancë popullsie etnike shqiptare, për të marrë pjesë në ceremoninë e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi. Rama saktësoi se nuk u referohej republikanëve, por një “personazhi që ka shqetësuar” disa republikanë, të cilët tani janë gati të votojnë Hillary Clinton”
Sigal