Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë do t’u ndalohet hyrja në SHBA

434
SHBA do të ndalojë dhënien e vizave për të gjithë zyrtërët e korruptuar. Ka qënë kjo deklarata e fortë e ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu në një intervistë për Zërin e Amerikës. Kjo masë merret nga autoritetet amerikane për të nxitur luftën kundër korrupsionit
Donald Lu: Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit. Presim që së shpejti të shqyrtojmë rastet e para në Shqipëri.
Diplomati amerikan vlerësoi procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve me të kaluar kriminale por këmbënguli se ka ende persona me të kaluar të tillë dhe shprehu besimin se në 21 qershor shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Donald Lu: Udhëheqësit politikë nga e djathta dhe e majta kanë hequr kriminelë prej listave të kandidatëve. Për ata kriminelë që ende janë në lista, ka një diskutim publik në rritje për aktivitetin e tyre kriminal. Votuesit shqiptarë janë të zgjuar. Jam besimplotë se ata do të marrin vendime të mira.
Për SHBA reforma në drejtësi është një proces mjaft i rëndësishëm për largimin e gjyqtarëve të korruptuar dhe që ajo të realizohet duhet edhe bashkëpunimi i opozitës:
Donald Lu: Procesi aktual i reformës në drejtësi ka mundësinë të krijojë një sistem për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Për ta bërë këtë, Shqipërisë i duhet pjesëmarrja e ekspertëve më të mirë të saj ligjorë, përfshirë ata nga opozita. Një reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, është e mundur. Megjithatë, ne e dimë se me pjesëmarrjen e opozitës kjo do të ishte një reformë më e mirë dhe më e qëndrueshme për Shqipërinë.
Sigal