Djegia e mandateve/ Meta: LSI i dha besën pabesisë, u bë shtojcë e pavetëdijshme e të vetëdijshmes

150
Sigal

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli sërish për djegien e mandateve.

Meta thekson se LSI, për djegien e mandateve ia dha besën pabesisë, duke u bërë shtojcë e pavetëdijshme e të vetëdijshmes.

“Jam i bindur se edhe LSI do të mbajë përgjegjësi për djegien e mandateve. LSI i dha besës pabesisë. LSI nuk e kishte në plan djegien e mandateve. Kjo sepse LSI u krijua nga unë, për të çbllokuar integrimin europian, që ishte bllokuar nga Fatos Nano, për të garantuar rotacionin demokratik.

Marrëveshja u bë për integrimin europian. LSI në momentin që nuk është garante e integrimit europian, për zhvillime normale, në atë moment del nga misioni i saj. Që kur dogji mandatet, u bë shtojcë e pavetëdijshme të një shtojce të vetëdijshme. LSI-në unë e kam bërë për Shqipërinë”, deklaroi Meta.