Mbyllet faza e parë e kampionatit, Kukësi i shkakton Tiranën humbjen e parë

178
Sigal

Kukësi ka mundur sot Tiranën me shifrat 2-1, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat bardhebluve dhe duke i dhënë një sinjal se është pretendent për titullin.

Supersfida që mbylli javën e 9-të të Superiores (fazën e parë), tregoi një pjesë të parë të vakët, pa raste për shënim. Por në të dytën, që në gjuajtjen e parë të Kukësit erdhi goli me Milunoviç.

Tirana kërkoi me çdo kusht të shënonte, por edhe dukë lënë hapësira të rrezikshme mbrapa.

Në ndihmë i erdhi VAR duke akorduar një penallti për prekje të topit me dorë të Peposhit në zonë.

Seferi barazoi nga pika e bardhë dhe për disa minuta skuadra bardheblu dukej se mund të merrte tre pikët nga ky duel.

Por në fundin e sfidës, Basha shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke i siguruar fitoren ekipit të tij që tashmë ka pikërisht kryesuesit e Tiranës vetëm 3 pikë larg, duke ndalur arratinë e skuadrës së Orgs Shehit.