Tre të fortët e burgut izolohen në ‘regjimin 41 bis’, në tavolinën e ministrit edhe 4 emra të tjerë

302
Sigal

Në zbatim të kërkesave nga autoritetet, tre të burgosur të tjerë janë izoluar në regjimin e posaçëm 41 bis, duke e çuar në 7 numrin e të denuarve të izoluar në këtë sistem.

Të tre personazhet janë të njohur për drejtësinë, Redjan Rraja, Fatmir Pjetri dhe Aleksandër Llanaj janë izoluar në sistemin 41-bis.

Redjan Rraja është në gjykim nga GJKKO lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja,  34-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë dhe me profesion stomatolog u ndalua në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Nipi i deputetit Rrahman Rraja, dyshohet se është një nga personat që mori pjesë në atentatin ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Dy të dënuar e tjerë të izoluar janë gjithashtu të njohur në botën e krimit. Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.  Kurse Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë ka miratuar kërkesën e SPAK duke dërguar në ‘Izolimin 41 bis’ Redjan Rrajën, Fatmir Pjetrit dhe Aleksandër Llanajt.

Ndërkohë sipas informacioneve nga struktura antikorrupsion mësohet se në tavolinën e ministrit Ulsi Manja janë edhe 4 kërkesa të tjera të ardhura nga SPAK, për izolimin e persomazheve të tjerë.

Autoritetet tregohen të rezervuara për emrat e të burgosurve të tjerë që janë duke u kryer procedurat nëse do pranohen apo jo kërkesat për izolimin e tyre.