Trajneri i Kukësit analizon fitoren me Tiranën: Luajtëm një nga ndeshjet më të mira të sezonit

184
Sigal

Diego Longo, trajneri i Kukësit, e ka vlerësuar si të merituar dhe një strategji mënyrën se si ekipi fitoi sot përballë Tiranës.

Në “SuperSport” ai tha pas duelit se si kishte ndryshuar strategjia me një ekip që sipas tij bën diferencën.

“Në Kupë shënuam dhe kishim mundësinë që të luanim shtesat, por na anuluan një gol. Ne u eliminuam, por në fushë ishim të barabartë dhe luajtëm një nga ndeshjet më të mira të sezonit.

Sot ishte ndryshe se Tirana luan për titull, se Tirana është një kategori tjetër sipas mendimit tim. Tani sytë te ndeshja tjetër, te Egnatia, se na eliminoi dhe ne i njohim. Kampionati ynë është të shohim ndeshjet një nga një.

Sa herë shkojnë në fushë, kundërshtarët na presin mbrapa. Tirana na priti dhe dëshironim që të sulmonim si të çmendur. Ne zgjodhëm taktikë pritje, është normale që ata të sulmojnë se janë më të fortët. Në pjesën e parë luajtëm të tërhequr dhe në pjesën e dytë kur ata filluan të luanin futboll, luajtëm edhe ne. Jam i mërzitur nga kjo sjellje e kundërshtarëve që mbyllen në zonë ndaj nesh.

Që Tirana është kategori tjetër, është fakt. Faktet thonë që Tirana ka 25 tituj, kanë fuqi kudo dhe ne jemi një ekip që vijmë nga vendi i 6, është e pamundur të krahasohet. Ne bëjmë maksimumin dhe luftojmë çdo ndeshje, por të krahasohemi me Tiranën është pak…

Par ndeshjes me Teutën i vetmi problem ishte që të qartësonim dhe organizonim skuadrën, klubin. Që nga ajo ditë presidenti Gjici më dha besim mua, ekipit, stafit dhe që atëherë jemi bashkë. Skuadra është fantastike, por dua të përmend stafin se jam me fat që kam një staf fantastik që më mbështet”, tha Longo.