”Djegia e Kuvendit”, Bashkurti: Presidenti Meta e vlerësoi situatën seriozisht

606
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Komisionin Hetimor tha se ka materiale që më 8 qershor do tu digjte Kuvendi i Shqipërisë. Këto deklarata kanë ngjallur edhe reagime të ekspertëve të fushës së sigurisë. Akademiku Lisen Bashkurti, thotë se Kreu i Shtetit ka dhënë informacione bazuar në fakte konkrete.

”Presidenti është i vetmi institucion që zotëron të gjithë tërësinë e institucioneve të sigurisë kombëtare, në kapacitetin e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai ka burime të informacionit në mënyrë permanente, ai ka kontakte me këto institucione dhe personalisht jam i bindur se presidenti flet bazuar në informacione shumë të sakta”.

A ka vepruar presidenti sipas kushtetutës dhe cilit institucioni duhet t’ia përcjellë këto informacione të rëndësishme? ”A është më mirë që Presidenti ka vlerësuar një informacion të tillë duke marrë masa serioze parandaluese, apo do të ishte që Presidenti ta kalonte këtë informacion në heshtje e ta linte situatën në një lënie të lirë. Mes dy përgjigjeve, përgjigja më e mirë është që Presidenti ka vepruar mirë që ka parandaluar përshkallëzimin”.