Ditët e fundit të vitit, Presidenti Meta: Korça dhe bora, njëra më e bukur se tjetra

486
Sigal

Në prag të Vitit të Ri, Presidenti Ilir Meta, ditët e fundit të dhjetorit ka zgjedhur t’i kalojë në qytetin e Korçës e cila shpeshherë është cilësuar si “Parisi i vogël”.

Paraditen e sotme Meta ka publikuar foto me borë për të cilën shpreh admirim.

“Korça dhe bora, njëra më e bukur se tjetra”, shkruan Meta teksa mban në duar borë.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka pasur ditë jo të qeta politike me kthime dekretesh këto ditë por mesa duket, sot i ka harruar të gjitha duke zgjedhur të shijojë natyrën në Korçë.

Korça dhe bora, njëra më e bukur se tjetra.

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 28 décembre 2018