“Dita pa makina” më 1 Qershor, ja segmentet ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve

501
Sigal

Bashkia e Tiranës rikthen më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që do të organizohen nesër në 1 Qershor, si pjesë edhe e festimeve për Ditën e Fëmijëve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datë 01.06.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 01.06.2019 ora 00:00 deri në datën 02.06.2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

 

  • Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.

 

  • Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Ëilson” , ura e Drejtorisë së Policisë.

 

  • Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Ëilson” dhe St. Trenit.

 

  • Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.

 

  • Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

 

  • Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

 

  • Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.

 

  • Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.

 

  • Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.

 

  • Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

 

  • Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.