Diplomati Agim Nesho: Rënia e qeverisë bullgare, lajm i keq për Shqipërinë. Nuk ka negociata në Bruksel, ligji ja ndalon qeverisë teknike

150
Sigal

Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov. Ky zhvillim është komentuar nga Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho. I pyetur se se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në Bullgari, në samit në Bruksel, ai tha se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë. Sipas tij nuk do të ketë asnjë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në Bruksel do të duheshin përfaqësues zyrtarë të qeverisë bullgare, por në rastin konkret deri në krijimin e qeverisë së re do të kemi një qeveri kujdestare, e cila nuk ka kompetenca vendimmarrjeje në politikën e jashtme. I pyetur rreth deklaratave të bëra nga Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varlehy, i cili dha lajmin e mirë se kishin arritur në dakordësi me opozitën bullgare e cila kishte premtuar se do të hiqte veton për RMV, Nesho tha se kjo tashmë mbetet një premtim për të ardhmen. “Do të jetë një proces që nuk do të ketë vendim për këtë rast. Duhet të jetë një akt zyrtar, u shpreh Nesho. Rënia e qeverisë në Bullgari, një ditë para mbajtjes së samitit mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.