Kreu i KQZ-së kërkon kontroll për financat e partive: Nuk u gjejmë dot as adresat

189
Sigal

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që të bëhet transparencë në lidhje me financat e partive politike, në tryezën ‘Integriteti dhe besimi në zgjedhjet në Shqipëri’, Celibashi tha se partitë në Shqipëri kanë shumë mangësi në të dhënat e tyre. Ai përmendi edhe adresat e partive që sipas tij, gjenden me vështirësi, pasi asnjë nga kryetarët nuk i lë të dhënat e sakta. “Në diskutime me përfaqësues politik mendoj se ka ardhur koha edhe rregullimi i palëve të treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet në rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë. KQZ t’i jepet autorizime apo një institucioni tjetër për të bërë verifikime çfarë prezantohet në raport. Mendojmë se ndryshimet në përgjithësi duhet të përfshijnë jo vetëm kodin ligjor, por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë. 131 parti politike sipas KQZ  të regjistruara, për më shumë se 50% s’ka informacion për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri në mos-regjistrim në zgjedhje,”- tha Celibashi.