“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, studentët e presin Ramën deri në 16:00. Ja vendimi që marrin për nesër

489
Sigal

Studentët që protestojnë para kryeministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre, i kanë vënë një ultimatum të ri kryeministrit Rama.

Ata kanë thënë se nëse kryeministri deri në orën 16:00 të ditës së sotme nuk plotëson kërkesat e tyre, ditën e nesërme do të thirret një protestë kombëtare.

Nëse deri në katër nuk thërrisni parlamentin, nesër protesta jonë do të jetë kombëtare, dhe do të ftojmë këdo që të na bashkohet. Ka ardhur koha zoti kryeministër që dikush të mbajë përgjegjësi”, u shprehën studentët.

Ata nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama pasi kërkojnë plotësim të menjëhershëmn të kërkesave të tyre.

Nga ana tjetër kryeministri është shprehur se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve të tyre është që ata të ulen në dialog.

8 KËRKESAT E STUDENTËVE: