Kryeparlamenti Meta: Aplikimi i teknologjisë së fundit në ferma rruga për zhvillimin e qëndrueshëm

627
Sigal

Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir Meta, vizitë në fermën blegtorale “TRIS ALB” sh.p.k në
Libofshë të Fierit 

 

Meta: Kjo është
rruga për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për rritjen e punësimit në mënyrë të
sigurt dhe të qëndrueshëm

 

Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir Meta i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural
dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti vizitoi fermën blegtorale
“TRIS ALB” sh.p.k në Libofshë të Fierit.

Kryetari i
Kuvendit u njoh me teknologjinë moderne të kësaj ferme, që aktualisht ka rreth
300 lopë dhe me një kapacitet prodhues prej rreth 2800 litra qumësht në ditë.
Kjo fermë model është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit
Rural dhe Administrimit të Ujërave përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe
Rural.

Z. Meta tha se
aplikimi i teknologjisë së fundit në ferma është një rrugë mjaft e suksesshme
për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e punësimit në
mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Është kënaqësi
që të  vizitoj një fermë të tillë
blegtorale të teknologjisë më të fundit holandeze, e cila tregon se si duhet të
punohet me cilësi dhe me teknologjinë e duhur për të shkuar drejt fermave të
tilla me cikël të mbyllur, të cilat do t’i japin një mbështetje shumë më të
madhe, jo vetëm industrisë së qumështit, por në përgjithësi gjithë rritjes së
prodhimit në vend dhe natyrisht edhe uljes së importeve, jo vetëm për këto
produkte, por në tërësi. Përveç saj, kjo është edhe një rrugë mjaft e
suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe po kështu dhe për rritjen e
punësimit në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshëm”, – tha z. Meta.

Kryetari i
Kuvendit theksoi se mbështetja më e madhe për bujqësinë dhe për ferma të tilla
të teknologjisë më të avancuar, padyshim që do ta çojë bujqësinë tonë në stade
akoma më cilësore dhe do t’i japë një hov të ri gjithë zhvillimit ekonomik të
vendit.

Ministri i
Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti
deklaroi se është bërë një punë shumë e madhe për zhvillimin e bujqësisë dhe
blegtorisë.

“Para tre vitesh
kur ne filluam mandatin qeverisës arritëm të shpëtonim industrinë e qumështit
nga falimenti sepse ishin në proces sekuestrimi dhe arritëm ta mbajmë atë në
këmbë, duke garantuar që investitorët të futeshin dhe të ruanin këtë industri,
e cila është një aset kombëtar. Por sfida e radhës ishte që kjo industri më pas
të furnizoheshe në mënyrë të qëndrueshme me qumësht. Dhe ja ku është modeli që
garanton këtë furnizim të qëndrueshëm me qumësht. Kemi të bëjmë me teknologjinë
më të fundit të mbarështrimit të lopëve për qumësht ku praktikisht sot
prodhohen 2800 litra qumësht në ditë. Kemi afërsisht 300 krerë lopë, por shumë
shpejtë do të kalojmë në 500 krerë në përfundim të investimit”, – tha z.
Panariti, i cili theksoi se Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë për
Zhvillim Bujqësor dhe Rural e ka mbështetur këtë sipërmarrje me një fond prej
400 milion lekë të vjetra duke investuar nën linjat e përpunimit në tankerët
dhe në teknologjinë përkatëse.