Digjet pylli në Seman/ Kejdi Mehmetaj: Po bëhet për ta privatizuar. Drejtësia të nis hetimet

344
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për situatën me zjarret në vendin tonë. Sipas saj, banorët e Topojës shohin të pa shpresë sesi digjen sipërfaqe të tëra në pyllin e Semanit.

Thirrja e saj është që institucionet e drejtësisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet dhe të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.

”Përtej shkatërrimit të ekosistemit të zonës, banorët ngren pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike”,- shkruan Mehmetaj.

Postimi i plotë

Çfarë po ndodh në pyllin e Semanit?

Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit. Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lën totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje.

Përtej shkatërrimit të ekosistemit të zonës, banorët ngren pikëpyetje për zjarrëvënie të qëllimshme me synim shpyllëzimin e zonës e më pas privatizimin e përvetësimin e asaj toke që sot është e mirë publike.

Institucionet e drejtësisë duhet menjëherë të fillojnë hetimet e njëkohësisht në mënyrë urgjente të nxisin pushtetin qëndror e lokal të shuajnë zjarrin përpara se dëmet të jenë të parikuperueshme.

Çfarë po ndodh në pyllin e Semanit? Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen…

Gepostet von Kejdi Mehmetaj am Montag, 3. August 2020