Digjen dhe hiqen flamuj shqiptarë në rajonin e Tetovës

517
Sigal

Festimet për 100 -vjetorin e Pavarësisë/ Incidente të rënda antishqiptare në Maqedoni

Digjen dhe hiqen flamuj shqiptarë në rajonin e Tetovës. Ngjarja e rëndë vjen pasi incidentet e ndodhura në Shqipëri gjate vizitës së kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski megjithëse ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e aktit të rëndë.  Sipas policisë, mbrëmë janë djegur tre flamuj shqiptarë të vendosur në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme. Ndërsa, në orën 5 të mëngjesit një person i panjohur ka hequr flamurin shqiptar nga Shtëpia e Kulturës në Tetovë, transmeton agjencia e lajmeve INA. Policia informoi se, një person i panjohur rreth orës 05:00 të mëngjesit ka hyrë në Shtëpinë e Kulturës dhe ka hequr flamurin. Ai ka refuzuar urdhrin e ndalimit nga dy policë që po ruanin objektin e kulturës. Ai ka sulmuar policët, duke i shkaktuar një plagë në dorë me thikë, si dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Ende nuk ka një reagim nga autoritetet vendase për incidentin, ndërkohë, policia ka nisur hetimet.  Digjet flamuri shqiptar në Gostivar  Rasti është paraqitur në polici nga kalimtar të rastit, të cilët edhe kishin parë aktin e djegies të flamurit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe automjetet zjarrfikëse pasi flakët kishin përfshirë edhe disa nga tezgat e tregut. Ndryshe sipas të dhënave të para flamuri ishte vendosur nga një pronar tezge.

Paris, huliganët serbë “sulmojnë” pllakën e Sheshit Skënderbe

Ndërsa shqiptarët në mbarë botën po festojnë në mënyra të ndryshme 100 -vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, grupet ekstremiste serbe në Paris të Francës, kanë “sulmuar” pllakën e Sheshit që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shkruajnë sot mediat kosovare. Mbi këtë pllakë, huliganët serbë kanë shkruar simbolin e njohur si kryqi me katër C cirilike (katër S – Samo Sloga Srbina Spasava), që ka domethënien “Vetëm bashkimi shpëton serbët”. Sheshi “Skënderbeg” është ndërtuar në vitin 1967, gjatë ndërtimit të unazës së Parisit, hapësirë, e cila gjendet në Aubervilliers d’Porte. Sheshi merr emrin e saj “Skenderbeg” në vitin 1978, në përkujtim prijësit shqiptar Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”.