‘Dhurata’ nga institucionet / Berberi i ARRSH “qeth” fondet publike: Shpall fitues firmën që ofroi 4 mln USD më shumë për rrugën e Qafë – Botës!

312
Sigal

 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë një firme një “dhuratë” prej 4 milionë USD. Skema në këtë rast është tejet e qartë. Firmat të cilat kanë ofruar më pak janë s’kualifikuar, me arsyetime të ndryshme

 

Fundviti është kohë dhuratash. Në familje, shtëpi, punë e kudo ndihet atmosfera e festave. Bëhen dhe meren dhurata. Natyrisht, për ato më me shumë lekë bëhen dhurata të shtrenja. Ndërsa, “dhurata” bëhen edhe në institucione shtetërore, nga ato ku rrjedhin paratë lumë.

Një ndër to është është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me në krye Evis Berberin, institucion i cili i ka bërë një firme një “dhuratë” prej 4 milionë USD. Një berber i mirëfilltë i parave, teksa ka zëvëndësuar në mënyrën më të denjë Ergys Verdhon. Berberi ka marrë dritën jeshile që të shpejtojë bërjen e tenderave.

Ndryshimet e influencave në kampin e mazhorancës kanë sjellë shpeshherë përplasje brenda llojit. Klani i atyre në pushtet përplasen me njëri tjetrin, pikërisht te drejtoritë më me shumë lekë.

Dhe, pasi nëpërmjet Afrim Qendros, “qethi” ARRSH-në, radha i ka ardhur Belinda Ballukut, e cila endet mes klaneve. Dhe, në këtë situatë, ajo ka “përdorur” Berberin e saj që të shpejtojë në bërjen e tenderave, ku natyrisht që ka edhe firmat e preferuara. Ose më mirë, nga ato kompani që plotësojnë “kushtet” e qeveritarëve, të cilave u bëhen “dhurata” disa miliona euro.

Dokumenti i mësipërm është i prodhuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Tregon më së miri se si bëhen tenderat në vendin tonë. Ta bëjmë më të thjeshtë, pasi hartuesit kanë përdorur ligje dhe shifra.

Pak kohë më parë, ARRSH hapi tenderin me objekt “përfundim i punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë – Qafë Botë, Ura e Kranesë – Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan Ura e Gajdarit”. Fondi ishte tepër i majmë, 1.416.561.808 lekë, ose rreth 15 milionë USD me TVSH.

 

Fitues të këtij tenderi i shpall bashkimi i operatorëve ekonomokë “Agbes Construksion”, “Mela”, “Alb Shpresa”, që ofruan 1.353.893.916 lekë, ose rreth 14 milionë euro. Ndërkohë, oferta më e ulët ishte e firmave “Trema Engineering 2” & “Elmazaj Konstruksion” që ofrjluan 966.703.224 lekë.

Ose, rreth 10 milionë USD. Nëse do të bëjmë një veprim të thjeshtë matematikor, duke bërë zbritje nga oferta fituese me ofertën më të ulët rezulton se dififerenca është plot 387.190.692 lekë, ose rreth 4 milionë USD.

Një shifër tejet e majme, duke parë ndalimet apo arrestimet e SPAK për çështje të ngjashme. Por, të kujt janë këto para’?! Natyrisht, këtu lindin shumë pikëpyetje, se ku do të shkojnë këto para’?!

Skema në këtë rast është tejet e qartë. Firmat të cilat kanë ofruar më pak janë s’kualifikuar, me arsyetime të ndryshme. Ajo që ofroi më pak ishte me arsyetimin se s’kishte 142 punonjës, por vetëm 121.

Ndërkohë, të tjerat për se kanë paraqitur 1 mjet bojëvijëzues, apo edhe me arsyetime të punëve të ngjashme. Pra, duke hartuar apo kërkuar dokumente specifike, arrihet që të s’kualifikohen firmat që ofrojnë më pak dhe fitues shpallen ato që ofrojnë më shumë.