“Ca të nënës, e ca të njerkës”

251
Sigal

Qeveria hap thesin për shpërblimet e Vitit të Ri . Përfitojnë militantët e partisë, patronazhistët, forcat speciale që mbytën me gaz qytetarët dhe “ustallarët” e votave të 25 prillit. Mësuesit, shëndetsia dhe pjesa dërrmuese e administratës nuk do marrin asnjë qindarkë

 

Militantët e partisë, krahu i armatosur që mbyti me gaz qytetarët dhe mbështeti PS në zgjedhje shpërblehet për Vitin e Ri

 

Teksa qeveria shpërblen militantët e partisë dhe krahun i armatosur, lë në harresë administratën publike, mjekët, infermierët, mësuesit , duke i privuar shpërblimin për festat e fundvitit. Ndërkohë që janë këto profesionistë që gjatë pandemisë punuan me orë të zgjatura për të përballuar fluksin e ngarkesës me të sëmurit dhe në rastin e mësuesve me nxënësit.

Qeveria në vendimin që u mor dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, thuhet se nga ky vendim shpërblehen për festat e fundvitit punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”- thuhet në VKM.

Teksa ka vendosur që administrata publike, mjekët, infermierët, mësuesit ,të mos kenë shpërblim për festat e fundvitit. Ndërkohë që janë këto profesionistë që gjatë pandemisë punuan me orë të zgjatura për të përballuar fluksin e ngarkesës me të sëmurit dhe në rastin e mësuesve me nxënësit.

Vendim për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Vendosi: 1.Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.2.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.