Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

530
Sigal

Me firmat e hedhura për shkarkimin e Presidentit, ata i kanë dhënë fund çdo mundësie për të qenë të besueshëm në rrugën alterantive që u munduan të përfaqësojnë.

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të shkuar, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Damian Gjiknuri, ndryshe nga Lindita Nikolla apo Senida Mesi, mbajtën qëndrim të rezervuar ndaj Ramës. Pakënaqësia e tyre shprehej pothuajse hapur, deri aty sa Baton Haxhiu, këshilltari i pakërkuar i Kryeministrit, i quajti tradhëtarë. I përfshiu në listën e kundërshtarëve pasivë të Ramës, që fërkonim barkun nga konflikti me shpresën e rrëzimit të tij.

Debati për ndryshimin e kufijve, ku Ditmir Bushati, si Ministër i Jashtëm, por edhe si ish-ministër, mbajti qëndrim kategorik kundër, ështe një nga arsyet që ai dhe miqtë e tij ish-ministra, janë futur në listën e zezë. Në konfliktin politik, ata, ndryshe nga kolegët deputetë të maxhorancës, mbajtën qëndrim të matur. Pavarësisht se fajësonin opozitën, nuk ishin për zgjidhjen radikale të Edi Ramës, me votimin e 30 qershorit, apo shpallljen e konflikti me gjithë insitucionet.

Duke i ndjekur me vëmendje lëvizjet e tyre, Rama vendosi t’ua heqë edhe atë pak dinjitet që kishin filluar të krijonin, duke u distancuar prej tij. Në iniciativën për shkarkimin e Presidentit, Ai i ka detyruar të firmosin. Ata nuk kanë mundur të refuzojnë, sepse në fakt ata nuk kanë patur dhe nuk kanë asnjë mendim ndryshe, ishin dhe janë pjesë e një sekti politik që keqtrajton gjithkënd jashtë rrethit të tij. Ata nuk ishin gati të sakrifikonin nga përfitimet e mundhshme, nuk u munduan aspak ta tërheqin drejt arsyes maxhorancën, por firmosën pa blegërima. Heshtja e qingjave të rebeluar, vrau përfundimisht atë shkëndijë shprese që u duk se po lindte brenda PS, për të shpërtuar sadopak nga grupimi politik që po shpartallohet duke u personalizuar me Edi Ramën.

Duke e pranuar dhunimin publik, që Rama ua bëri me qëllim, duke i quajtur një herë tradhëtarë dhe duke i futur pastaj në vathën e tij, duke i detyruar të firmosin atë që nuk e dëshirojnë, për t’ua treguar pastaj të gjithëve. Me firmat e hedhura për shkarkimin e Presidentit, ata i kanë dhënë fund çdo mundësie për të qenë të besueshëm në rrugën alterantive që u munduan të përfaqësojnë. Tashmë është e qartë që u rebeluan se mbetën jashtë dhe u kthyen në vathë sapo u thirrën nga Bariu i zemëruar.Dosja.al