Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj lajmit për ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj. Në një status të shpërndarë në Facebook, Blushi shpreh mbështetje për veprimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.
Ai thekson se kjo vendim i jep fund keqpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë në projekte që sipas tij janë të dëmshme për pluralizmin politik dhe shoqërinë shqiptare. Blushi akuzon SPAK-un për përdorimin e fondeve të huaja për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur pandëshkueshmërinë. Po ashtu, ai flet edhe për një mbështetje të vazhdueshme për projektet “sorosiste”, të cilat ai i quan antifamilje. Sipas Blushit, nisja e “deSorosifikimit” të Shqipërisë është një hap i rëndësishëm për drejtimin e vendit.
Postimi i plotë:
WELL DONE MR. PRESIDENT Donald J. Trump!
Paratë e taksapaguesve amerikanë:
Nuk do të keqpërdoren më kundër pluralizimit politik!
Nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën dhe mbrojtur pandëshkueshmërinë!
Nuk do të vidhen më nga institucionet e korruptuara dhe të inkriminuara!
Nuk do të financojnë më projektet sorosiste antifamilje!
DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur!