Deputeti i PD, Xhelal Mziu: Skandal, asnjë ditë në punë por anijet TEC në Triport do sigurohen për 1.8 mln euro

Korrupsion!

Për dy gjeneruesit termikë, qeveria shqiptare paguan 80 mijë euro në ditë.

NOA

Rast Gines !

Vlera e tyre 15 milionë euro, qiraja 25 milionë euro në vit?!

E paprecedent!

Kompania e dy anijeve e regjistruar offshore!!

Dy anijet termocentral të kontraktuara nga qeveria shqiptare gjatë krizës së energjisë në 2022, të pa vëna në punë asnjë ditë, do të sigurohen për një vlerë 1.77 milionë euro.

KESH, procedurë prokurimi për dy anijet me vlerë 1,77 euro.

Dy anijet termocentral, Tiger I dhe Tiger III, janë ankoruar në ambjentet e Triportit, asnjë herë nuk kanë punuar.

Sigurim nga dallgët dhe përplasja e dy anijeve grabitqare të shtetit shqiptar.

Gjeneruesit termikë!

KESH mori me qira gjenerues termikë energjie dhe u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës dhe do të prodhonin energji përmes naftës sipas nevojës.

Kapaciteti i dy njësive është 110 MË!

Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh që nuk u materializua asnjëherë dhe kosto është marramendëse.

Vlera e gjeneruesve termikë vlerësohet 15 milionë euro teksa qiraja për një periudhë 2 vjeçare llogaritej në mbi 50 milionë euro ose veç shpenzimeve të tjera ne paguajmë 80 mijë euro në ditë qira.