Deputeti i PD Xhelal Mziu: Inflacioni në rritje është pothuajse në të gjithë sektorët jetik

55
Sigal

Përmes një reagimi, deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka bërë me dije se çmimet i rikthehen rritjes progresive në maj, për herë të parë gjatë këtij viti. Sipas tij, inflacioni në rritje për muajin maj është pothuajse në të gjithë sektorët jetik.

Mziu shton se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2024 është 2,2%, në prill, inflacioni ishte 2.1%, ndërsa ushqimi dhe uji, që për disa qytete është rritur pas vendimit të ERRU-së kanë shënuar rritjen më të madhe në maj.

Deputeti shkruan se rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi:

“Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,69 pikë përqindje.

“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,42 pikë përqindje.

“Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,28 pikë përqindje.

“Pije alkoolike dhe duhan” me +0,15 pikë përqindje.

“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,14 pikë përqindje.

“Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,11 pikë përqindje.