“EURO 2024”/ Shqipëria luajti të shtunën premierën e parë në Europian, për “Telegraf” flet ish-portieri i Kombëtares, Perlat Musta: Meritonim barazimin.
Agron KAJA
Të jemi të ndërgjegjshëm, ne luanim me një fanellë shumë të rëndë në futbollin botëror: katër herë kampion Bote dhe dy hetë Kampion Europe. Patëm fatin e golit të shpejtë, një faqe e re në histori ku Bajrami e Shqipëria do përmënden për këtë gol.
Të premten u çel sipari i ndeshjeve finale të Kampionatit Europian të futbollit “Gjermani 2024”, si e përshkruani atmosferën?
Si një Kryevepër! Këto janë evente që përcjellin gjëra të bukura për futbollin, dhe në Gjermani bëhen edhe më të bukura. Nga spektakli e deri te ndeshja hapëse e Gjermanisë, duhet thënë se shteti gjerman meriton të falenderohet për organizimin.
Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në finalet e një Europiani, mendoni se po shkruhet një histori e re për Kombëtaren tonë?
Po patjetër, madje kjo është një histori e shkruajtur që në vitin 2016 në pjesëmarrjen e parë në Evropianin e 15-të. Por problemi është se këta djem që janë dhe ata që do vijnë, të shkojnë më lart se kaq. Sepse presim që historia të rritet edhe në evente të tjera.
Si ishte atmosfera në stadiumin e Dortmundit ku ju ishit i pranishëm në ndeshjen e Kombëtares sonë me Italinë?
Besoj se e keni parë nëpërmjet televizorit, por do të thoja se unë për herë të parë në karrierën time e shoh një atmosferë të tillë. Në 70 mijë veta, mbi 60 mijë ishin shqiptarë, madje edhe te tribuna e italianëve më shumë dominonte ngjyra e kuqe. Në ndeshjen e parë premierë në Grupin B ndaj Italisë, çfarë mendoni se na penalizoi me humbjen 1-2?
Të jemi të ndërgjegjshëm, se ne luanim me një fanellë shumë të rëndë në futbollin botëror: katër herë kampion Bote dhe dy hetë Kampion Europe. Që këtu dukemi të penalizuar. Patëm fatin e golit të shpejtë, një faqe e re në histori, Shqipëria do përmëndet për këtë gol.
Ku mendoni se Kombëtarja jonë duhej të përqëndrohej në lojën e saj: Në mbrojtje, në mesfushë apo në sulm?
Analizën e ka bërë më mirë trajneri, por do thoja se shënimi i golit të shpejtë i dha skuadrës një ngarkesë psikologjike. Kjo mendoj se ishte mangësia, ndërsa skuadra më pas u impenjua dhe me pak fat duhet të kishim barazuar me Manajn.
Pse atëhere në opinionet mediatike Kombëtarja është kritikuar shumë për humbjen me Italinë?
Opinionet e kanë gozhduar Kombëtaren për humbjen me Italinë, sepse mendoj që askush prej tyre nuk e ndjen psikologjinë e lojës dhe presionin që sjell kundërshtari. Tani skuadra do kurajo e mbështetje, sepse ne e kemi fituar europianin tonë.
Nisur nga humbja me Italinë, deri ku mendoni se mund të shkojë Kombëtarja jonë në këto ndeshje të “Euro 2024”, që me Kroacinë?
Futbollistët duhet të luajnë dhe të argëtohen, po erdhi rezultati-është shkëlqyer. Ne nuk kemi se çfarë të humbasim që në ndeshjen me Kroacinë. Natyrisht që do jetë një përballje me kundërshtar të vështirë, po në futboll nuk nisesh si i humbur apo inferior.
Cilat skuadra i mendoni se do të kryesojnë dy vëndet e para të Grupit B?
Them se Spanja me Italinë, jo vetëm që do kryesojnë Grupin B, por janë 5-6 skuadra pretendentë për të fituar Europianin. Dhe në to mendoj edhe Francën, Gjermaninë, Anglinë e Belgjikën. Gjithsesi, duhet t’i shijomë deri në fund ndeshjet.
Janë luajtur 10 ndeshje, cilën veçoni prej tyre si më të mirën, pse jo edhe ndonjë rezultat që nuk pritej?
Më befasoi Gjermania në fitoren me Skocinë, por pak a shumë ndeshjet nuk kanë qënë të dobëta. Fakti që në ndeshjet e tjera rezultatet kanë qënë të ngushta apo barazim, tregon se të gjitha skuadrat kanë vlera që kanë në këto finale të Europianit.
14 maj 2024
Kampionati i 17-të Europian i Futbollit
14 korrik 2024

Ish-mesfushori kuqezi Kristaq Mile: Meritonim barazimin!
Ish-mesfushori i Kombëtares, beratasi Kristaq (Kiço) Mile, duke qënë i pranishëm në ndeshjen e Kombëtares sonë me Italinë në Dortmund, për gazetën “Telegraf” u shpreh me keqardhje për humbjen. “Nuk e meritonim humbjen, sepse skuadra luajti dhe e meritonte barazimin. Ndoshta goli i shpejtë na “penalizoi” nga ana psikologjike, por u korrigjua në pjesën e dytë ku ne duhet të kishim barazuar. Besoj që të bëjë më mirë me Kroacinë. Mbi të gjitha, organizimi nga FSHF-ja ishte për t’u lavdëruar e falenderuar”.
EURO “GJERMANI 2024”
GRUPI B
NDESHJET E SHQIPËRISË
E shtunë, 15 qershor 2024
Itali-Shqipëri 2-1
(Signal Iduna Park, Dortmund)
E mërkurë, 19 qershor 2024
Kroaci-Shqipëri 15:00
(Volksparkstadion, Hamburg)
E hënë, 24 qershor 2024
Shqipëri-Spanjë 21:00
(Merkur Spiel-Arena, Dyseldorf)
Mbrojtësi Mitaj analizon skuadrën, nga Hysaj te Kroacia

Dje në mesditë, mbrojtësi i majtë i Kombëtares sonë Mario Mitaj, ka dalë në konferencë për shtyp nga rezidenca e Kombëtares sonë në Kaiserau të Gjermanisë. Mitaj ka folur për humbjen me Italinë, gabimet dhe çka mund të përmirësohet në ndeshjen me Kroacinë. “Të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, dhe këtë jemi munduar ta bëjmë edhe në ndeshjen me Italinë. Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak, dhe kjo si pa u kuptuar na ktheu në mbrojtje, por që na kushtoi pësimin e dy golave dhe humbjen. E përmirësuam lojën në pjesën e dytë, por nuk ishte fati për një barazim. Nuk dua të ndalem tek kritikat që i drejtohen Hysajt. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë, na intereson vetëm kjo sfidë ku do të futemi me një mentalitet tjetër”.
Të veçanta nga Europiani

#Janë luajtur 10 ndeshjet e para në grupet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ku janë shënuar XXX gola.
#Golin e parë të këtyre finaleve e shënoi Virtz i Gjermanisë në minutën e 10-të të ndeshjes Gjermani-Skoci, 5-1.
#Autogolin e parë të këtyre finaleve e ka shënuar Rudiger i Gjermanisë në minutën e 87-të të ndeshjes Gjermani-Skoci, 5-1.
#Goli më i shpejtë i këtyre finaleve është shënuar nga Nedim Bajrami i Shqipërisë, në sekondën e 23-të të ndeshjes Itali-Shqipëri 2-1.
#Më shumë gola në këtë europian janë shënuar në ndeshjen hapëse të tij, Grupi B, Gjermani-Skoci 5-1.
#Kartonin e parë të verdhë e ka marrë gjermani Andrih në minutën e 31-të të ndeshjes Gjermani-Skoci, 5-1.
#Kartonin e parë të kuq e ka marrë Porteous i Skocisë në minutën e 44-t të ndeshjes Gjermani-Skoci, 5-1.
#Lojtari më i ri i finaleve të Europianit “Gjermani 2024” është spanjolli Lamine Jamal, i cili më 13 korrik mbush 17 vjeç.
#Lojtari më i vjetër i finaleve të Europianit “Gjermani 2024” është Pepe i Portugalisë, i cili më 26 shkurt mbushi 41 vjeç.
#Trajneri më i ri i finaleve të Europianit “Gjermani 2024” është Julian Nagelsman i Gjermanisë, i cili më 23 korrik mbush 37 vjeç.
#Trajneri më i paguar i finaleve të Europianit “Gjermani 2024” është Gareth Sauthgate me pagë 5.8 milion euro në vit.
#Kristiano Ronaldo i Portugalisë luan Kampionatin e 6-të Europian në karrierën e tij me përfaqësuesen portugeze.
#Kombëtarja e Gjeorgjisë luan për herë të parë në historinë e 17 Kampionateve Europianë të futbollit.
Francezi Leteksie, bilbili me Kroacinë
Kroacia dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Të dy ekipet kanë humbur në ndeshjet e para dhe do të kërkojnë fitoren në këtë sfidë. Ndërkohë dje, UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor do të jetë Fransua Leteksie, asistentë të tij do jenë Kuril Mugnier dhe Mehdi Rahmonui, të katërt nga Franca, ndërsa arbitër i katërt është caktuar zvicerani Sandro Sharer. Arbitër në VAR (Video Asistent Refer) do të jetë francezi Vili Delajod.

GRUPI A
Skuadrat Nd Pikë
1.Gjermania 1 3
2.Zvicra 1 3
4.Hungaria 1 0
3.Skocia 1 0
Ndeshjet në grup
14 Qershor 2024
Gjermani-Skoci 5-1
15 Qershor 2024
Hungari-Zvicër 1-3
19 Qershor 2024
Gjermani-Hungari 18:00
Skoci-Zvicër 21:00
23 Qershor 2024
Skoci-Hungari 21:00
Zvicër-Gjermani 21:00
GRUPI B
Skuadrat Nd Pikë
1.Spanja 1 3
2.Italia 1 3
3.Shqipëria 1 0
4.Kroacia 1 0
Ndeshjet në grup
15 Qershor 2024
Spanjë-Kroaci 3-0
Itali-Shqipëri 2-1
19 Qershor 2024
Kroaci-Shqipëri 15:00
20 Qershor 2024
Spanjë-Itali 21:00
24 Qershor 2024
Shqipëri-Spanjë 21:00
Kroaci-Itali 21:00
GRUPI C
Skuadrat Nd Pikë
1.Anglia 1 3
2.Sllovenia 1 1
3.Danimark 1 1
4.Serbia 1 0
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Slloveni-Danimark 1-1
Serbi-Angli 0-1
20 Qershor 2024
Slloveni-Serbi 15:00
Danimarkë-Angli 18:00
25 Qershor 2024
Danimarkë-Serbi 21:00
Angli-Slloveni 21:00
GRUPI D
Skuadrat Nd Pikë
1.Holanda 1 3
2.Franca 1 3
3.Austria 1 0
1.Polonia 1 0
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Poloni-Holandë 1-2
17 Qershor 2024
Austri-Francë 0-1
21 Qershor 2024
Poloni-Austri 18:00
Holandë-Francë 21:00
25 Qershor 2024
Francë-Poloni 18:00
Holandë-Austri 18:00
GRUPI E
Skuadrat Nd Pikë
1.Rumania 1 3
2.Sllovakia 1 3
3.Belgjika 1 0
4.Ukraina 1 0
Ndeshjet në grup
17 Qershor 2024
Rumani-Ukrainë 3-0
Belgjikë-Sllovaki 0-1
21 Qershor 2024
Sllovaki-Ukrainë 15:00
22 Qershor 2024
Belgjikë-Rumani 21:00
26 Qershor 2024
Sllovaki-Rumani 18:00
Ukrainë-Belgjikë 18:00
GRUPI F
Skuadrat Nd Pikë
- Rep.Çeke 0 0
2.Turqia 0 0
3.Portugalia 0 0
4.Gjeorgjia 0 0
Ndeshjet në grup
18 Qershor 2024
Turqi-Gjeorgji 18:00
Portugali-R.Çeke 21:00
22 Qershor 2024
Gjeorgji-Rep.Çeke 15:00
Turqi-Portugali 18:00
26 Qershor 2024
Rep.Çeke-Turqi 21:00
Gjeorgji-Portugali 21:00



















