Deputeti i PD, Shehu thërret në interpelancë Ramën: “Ballkani i Hapur” u ideua në zyrat e Vuçiç, po mbivendosen dy projektet, Serbia e Madhe dhe Jugosllavia e re

193
Sigal

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Ashtu siç edhe është njoftuar nga Kuvendi, seanca nisi në orën 10:00.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ishte i pari që mbajti fjalën sot në Kuvend, ku i kërkoi llogari kryeministrit Edi Rama ne nje interpelance për nismën e tij për “Ballkanin e Hapur”. Sipas Shehut, kjo nismë u ideua në zyrat e Vuçiç.

“Ju falënderoj për këtë interpelancë, për këtë çështje. Kjo çështje përfshin një gamë të gjerë për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Këtu kërkohet një diskutim i gjerë, që duhej të bëhej para shpalljes së nismës në Novi Sad. Akoma më keq, kërkon dhe kërkonte zëvendësimin e tyre me një nismë tjetër. Jam dakord se kjo iniciativë nuk u bë brenda zyrave të PS apo në Ministrinë e Jashtme. Ajo nuk u përgatit as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. U ndërtua mbi bazë nacionalizmi, me vizionin gjeopolitik të Serbisë. Në fakt është e montuar si një ngrehinë e përbashkët me ide serbe. Kemi të bëjmë me një mbivendosje të të dy projekteve, atë të Serbisë së Madhe mbi një Jugosllavi të re. Ju zoti kryeministër u bëtë mbështetës i kësaj nisme. Koha i dha asaj një ngjyre të rrezikshme, jo vetëm për Prishtinën, por me hapjen e historisë me ‘tretjen’ e Kosovës. Ju zoti kryeministër u përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe jo të realizueshëm. U përfshirë në një nismë me një Kosovë të pabarabartë. Gjykoj se një cilësim të mirë për këtë nismë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi, se dëme të janë të mëdha. Përse hyjnë në punë ‘Ballkani i hapur’ përballë Shengenit të Ballkanit? Kjo nismë nuk mund të kishte punë tjetër veç asaj që ka, dështimin e saj, siç u pa nga rezultati i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Vuçic preferoi Moskën dhe Putin, nga u kthye me premtime kundër Kosovës.”, tha Shehu.

RENDI I DITËS
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 30, datë 26.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
2
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)