A do të ketë shtrëngim të masave? Sot do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve

252
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të mblidhet ditën e sotme për një analizë të situatës së Covid-19 në vend pasi variant afrikan që ka marrë emrin ‘Omicron’ ka vënë në alarm Evropën.

Nuk dihet ende nëse Komiteti Teknik do të ketë zgjatje të orës policore apo shtrëngim të masave të tjera që janë aktive në vendin tonë. Deri më tani ora policore që është vendosur nuk lejon qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Një tjetër masë që është në fuqi është edhe fakti që qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë; të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve si dhe të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në gjashtë muaj pas shërimit.

Ndërsa ata që janë rezidentë në Shqipëri dhe që nuk kanë një nga tre dokumentet e nevojshme duhet të vetëizolohen për dhjetë ditë.

Përdorimi i maskave është i detyrueshëm në ambientet e mbyllura.