Deputeti Armando Prenga vetëpezullohet nga Kuvendi

421
Deputeti Armando Prenga është vetëpezulluar nga parlamenti, deri në vendimin e Gjykatës së Lartë. Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, deputeti Prenga njofton se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Deputeti Armando Prenga iu rikthye Kuvendit, vetëm tri ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpiak, me detyrim me paraqitje. Prenga u ul në karrigen e tij, në Komisionin parlamentar të Sigurisë, përkrah kolegëve socialistë, edhe pse deklaroi se nuk do të jetë më deputet i kësaj partie. Ai u shpreh se nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike deri në përfundim të mandatit të deputetit duke sqaruar se më pas do të vendosë nëse do të qëndrojë në politikë apo jo. Po kështu, edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Prenga u shpreh se nëse akuzat e aluduara ndaj tij janë të vërteta, do largohet nga jeta politike.


Sigal